Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha e femijes

Pershendetje.


Vajza ime eshte 3 muajshe e 1 jave. Ka lindur 4 kg. tani eshte vetem 5.200. Jam shume e merzitur sepse me sa di une duhej te ishte te pakten 6 kg. Provoj ti jap shtese ushqimi por eshte e pamundur sepse nuk e merr. Vetem gjirin pranon. E kam provuar ta ushqej me luge dhe biberon por e kote. Jam shume ne merak, po cmendem. Ju lutem me ndihmoni cfare mund te bej qe te shtoje ne peshe vajza ime? Faleminderit.

Fatma (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Çfarëdo shtimi në peshë nën 500 gram në muaj , për moshën e foshnjes suaj është problem në të ushqyer.Shkaqet mund të jenë të shumta duke filluar nga anemia,infeksionet në përgjithësi,infeksionet urinare në veçanti,...Ushqimi i vetëm i cili duhet t'i ofrohet asaj në këtë moshë është qumështi i gjirit dhe qumështi formulë.Nëse ajo nuk i ka pëlqyer një apo dy lloj formulash kjo nuk duhet t'iu dekurajoj që t'ia ofroni - provoni edhe të gjitha formulat tjera në kërkim të më të preferuarës.Ekziston edhe mundësia që qumështi shtesë ti ipet paralelisht me gjirin përmes shiringës ose sondës orogastrike të cilën mund tua demonstrojmë ne ose pediatri juaj.Nëse edhe kjo nuk do të funksionoj atëherë ju mbetet që ta rritni ardhjen(sasinë) e qumështit të gjirit tuaj përmes ushqimit të preferuar për mëndesha dhe çajrave dhe lëngjeve laktagoge të cilat mund t'i gjeni edhe në barnatoret tona.Poashtu foshnjes suaj gjithsesi duhet t'i jepni edhe ndonjë preparat multivitaminoz i cili do të mund të ndikonte pozitivisht në pranimin e qumështit shtesë të ofruar. Me mbushjen e 4 muaj moshë foshnjen tuaj duhet pa hezitim të filloni ta usheni me ushqime të tjera plotësuese , adekuate për moshën, të cilat mund t'i gjeni në këtë dhe rubrikat tjera të portalit tonë.

/komuniteti