Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kërthiza e foshnjes sime

I nderuari pediatër,


Unë sapo kam lëshuar maternitetin, pas lindjes sime të parë, dhe jam e brengosur për kërthizën e foshnjes sime! Duke dëgjuar përvoja të ndryshme të familjarëve dhe kolegeve të punës, ende nuk e kam të qartë nëse foshnjen guxoj ta pastroj apo jo.


Ju falemnderit!

Nëna e re! (10 vite më parë)

 -
Pediatri përgjigjet

E nderuara nënë, para së gjithash të përgëzoj për lindjen e parë.

Në maternitetet tona, në mungesë të kushteve optimale dhe pamundësisë së sigurimit të mbrojtjes termike në njërën anë dhe rekomandime të OBSH në anën tjetër, foshnjet pas lindjes nuk pastrohen (lahen) dhe si të atilla shkojnë në shtëpi.

Punëtorët shëndetësor të materniteteve duhet t'i këshillojnë nënat në përgjithësi e sidomos nënat e reja në veçanti se foshnja në shtëpi guxon dhe duhet të lahet, duke siguruar paraprakisht kondita të përshtatshme për këtë! Temperatura e dhomës, ku foshnja lahet duhet të jetë përreth 24-26 C, nuk duhet të ketë rrymime të ajrit (shkujë), larja duhet të jetë jo shumë e gjatë, me përqëndrim të shtuar në pjesët e përlyera të trupit!

Temperatura e ujit në të cilin foshnja lahet duhet të jetë ajo e temperaturës trupore! Pas larjes e tërë foshnja duhet të përthahet (teret) mirë e më pastaj të veshmbathet ngrohtë! Gjatë larjes nuk është e domosdoshme që kërthiza të mbrohet nga uji, mirëpo pas larjes është e obligueshme që ajo të përthahet mirë dhe mëpastaj të pastrohet me Alkool 70% (së jashtmi), deri 2-3 herë në ditë. Kërthiza e shëndoshë duhet mbajtur pastër, thatë dhe në të të mos vendoset asgjë.

Për çfarëdo lloj zhvillimi të dyshimtë përreth kërthizës duhet konsultuar mjeku pediatër!

/komuniteti