Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Femiu im refuzon te ha

Pershendetje, Kane kaluar 1 muaj e gjysme e vajza ime 20 muajshe refuzon te ha. Kryesishte gjate dites han dy ose tri here nga tri ose kater kafshate. Une tentoj ta ushqej shume here gjate dites por pa sukses. Kam pershtypjen se eshte irrituar nga ushqimi pasi qe e largon koken sa here qe une provoj ta ushqej apo ti ofroj ushqim qe ajo vete te ushqehet. Qendrimin e njejte e ka ndaj pothuajse te gjitha ushqimeve pavarsisht a i ofroj peme, perime, cokollade, jogurt apo gjera tjera. Qumesht pin dy-tri here gjate 24 oreve dhe ate nuk e refuzon asnjehere. Ju lutem me tregoni se cka mund te provoj dhe cilat mund te jene arsyet e kesaj gjendjeje. Jam tejet e brengosur dhe shpresoj ne pergjigjen tuaj te shpejt.

Merita (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Është mirë të përkujtoheni edhe një herë se çfarë ka qenë ajo që asokohe ("para 1 muaj e gjysëm") ka mund të kontribuoj që fëmiu juaj të merr qëndrim refuzues ndaj ushqimit! Për moshën e fëmiut tuaj ushqimi duhet të jetë përjetim i këndshëm e argëtim dhe jo dhunë e imponim. Jo rastësisht rekomandohet që fëmijët mundësisht të ushqehen në shoqërim të bashkë familjarëve ose edhe të bashkë moshatarëve duke respektuar dëshirën e tyre në përzgjedhjen e llojit të ushqimit dhe mënyrës së të ushqyerit. Paraprakisht duhet të hulumtohen, të përjashtohen ose trajtohen problemet e vërteta shëndetësore si anemia, infeksionet, etj...

Blerta Aliu (8 vite më parë)
Me mjekesi thuhet sa ta doje trupi jo me shume une per veti cdo dit pi nga 2l uje nganjehere edhe me shume pa uje nuk mundem ka dikush qe nuk pi fare uje gjate dites varet prej organizimit
Djana Djana (9 vite më parë)
Lea në këto ditë të nxehta na duhet të pijme normalisht 3lt. Unë 1.4 pi në fakt nuk e di me duket sikur e pi kot.
Lea Ida (11 vite më parë)
Sa perafersisht duhet nje grua shtatzene te pije je ne dite?

/komuniteti