Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pozita në gjumë

Kam vajzen 3 muajshe. Jam e brengosur pse ajo fle cdo here me koken kthyer vetem ne anen e majte. Kam provuar t'i vendos nenkresa nga ana e majte por merr aso pozite qe thuajse mbytet ne to.

Dafina (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Foshnja duhet fjetur gjithmonë duke gravituar në shpinë e kthyer lehtë djathtas ose majtas. Ajo duhet fjetur në sipërfaqe të rrafshët dhe pa jastëk ose "nënkresa" të cilat mund të jenë kërcënim për gjendjen e saj shëndetësore dhe jetën. Provoni që ta ndërroni anën e gjertanishme të shtratit tuaj në mënyrë që ta joshni foshnjen ne anën e kundërt (djathtas). Ka të ngjarë që duhet ta konsultoni fiziatrin në mënyrë që të bëhet vlerësimi i foshnjës suaj për devijim të fituar të qafës (torticollis) dhe mëpastaj kjo të korigjohet përmes ushtrimeve përkatëse!

/komuniteti