Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Probleme me gjumë gjatë natës

Vajza ime eshte 14 muajshe ende ushqehet me gji edhe pse e shof se nuk e ka te nevojshme sepse ushqehet mire gjate dites me ushqime tjera, problemi eshte se naten ka krijur nje shprehi te zgjohet shume shpesh 3-4 here e te kerkoj gjinin vazhdimisht edhe pse nuk e ka te nevojshme si mund ta zgjedhi kete problem?

Tina (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Fëmiu i moshës së vajzës suaj i cili ushqehet mirë gjatë ditës, pirjen e gjirit gjatë natës më tepër e ka shprehi dhe nevojë emotive se sa domosdoshmëri ushqyese. Është mirë të korigjoni distribuimin ditor të gjumit në favor të gjumit të natës. Provoni që në darkë ushqimi të jetë më përmbajtësor në mënyrë që të zvogëlohet arsyeja ushqimore për tu zgjuar. Edhe nëse vajza juaj zgjohet gjatë natës mundohuni që fillimisht ate ta qetësoni/përgjumoni në mënyra të tjera dhe jo duke i ofruar asaj menjëherë gjirin! Jo rrallë në këtë drejtim mund të ndihmojë shpjegimi figurativ se pse nuk duhet pirë gjiri gjatë natës, tregimi i ndonjë përralle, përjetimi ditor...

/komuniteti