Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Çaji me mjaltë!

Pershendetje. A ben me e dite, a eshte e preferueshme qe çdo nate femijeve (te cilet jane trenjake), tu japim çaj me mjalte? Me te thene te drejten, pa mjalte fare nuk e pijne. Tash i kane nga 28 muaj moshe. Faleminderit shume.

Xhelal (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Thënë të drejtën, përfitimet shëndetësore nga pirja e çajit çdo natë, për moshën e fëmijëve tuaj janë të pakta. Pasiqë ata pa mjaltë çajin nuk do ta pinin fare, atëherë, është për të menduar që këtë ta shfrytëzoni për ndërprerjen e praktikës së pirjes së tij gjatë natës (gjumit). Në këtë mënyrë do të ruani shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve të fëmijëve tuaj dhe do të formoni shprehi të mira të gjumit. Përndryshe, ëmbëlsimi jo i tepruar i çajit bimor me mjaltë gjatë ditës dhe sidomos në epizodat e flamosjeve është shumë më i natyrshëm dhe më i shëndetshëm se sa ëmbëlsimi me sheqer të rafinuar!

/komuniteti