Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Si t'ua largoj shishet?

I nderuari zoteri pediater, ne fillim ju falenderoj per gatishmerine tuaj ne lidhje me pyetjet tona per femijet tane. Une kam nje pyetje. A ben me më treguar se si t'ua largoj shishet femijeve te mi, te cilet jane te epur pas tyre, bile te them te drejten, as lengjet nuk i dojne ne gota por vetem ne shisha, ok? Faleminderit shume....

Xhelal (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Reçetë universale, e në veçanti reçetë mjekësore, për largimin e shishes nuk ka. Është shprehi jo e mirë e fituar e cila kërkon kohë, durim mirëpo edhe vendosmëri për t'u luftuar. Hapi i parë është shpjegimi që duhet bërë fëmijëve për anët negative të përdorimit të shishes dhe inkurajimi i tyre në tejkalimin e kësaj shprehie. Largimi i shishes duhet të jetë me mirëkuptim të ndërsjellë dhe jo i dhunshëm sepse mund të ketë efekt të kundërt me ate të dëshiruar. Jo rrallë rekomandohet që largimi i shishes të provohet përmes bërjes së përmbajtjes së saj më pak joshëse si: mosëmbëlsimi i çajit, hollimi i lëngut të pemëve dhe qumështit me ujë...Duhet bërë garë me fëmijët për një ditë e më tepër pa përdorimin e shishes deri në ndërprerjen e plotë të përdorimit të saj...

/komuniteti