Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pushimet verore

Pershendetje, me intereson te di nese beba 3 muajshe dhe eshte e qete, a keshillohet te shkohet ne pushime verore?

Zana (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Ekspozimi i drejtëpërdrejtë në diell i foshnjeve dhe fëmijëve deri në moshën 12 muajshe nuk është i preferuar për shkak të insolacionit (goditjes së diellit), dëmtimeve (djegieve) të mundëshme të lëkurës shumë të ndieshme të tyre, tejngrohjes etj...Poashtu edhe zhytja në det dhe mundësia e gëlltitjes së rastësishme të ujit të detit kërcënon me çrregullime të rrugëve të sipërme respiratore (hunda, fyti, veshi) dhe atyre gastrointestinale. Pushimet verore me foshnjen 3 muajshe , duke pasur parasysh të gjitha të lartëpërmendurat , nuk janë të ndaluara , por më tepër do t'i përngjajnë një sfide me shumë kujdes dhe kufizime se sa një pushimi veror të praktikuar më parë . Për më tepër mund të lexoni në portalin tonë nëse klikoni "foshnja" dhe mëpastaj kërkoni artikullin e dëshiruar!

/komuniteti