Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Të qarat eksesive të foshnjes dhe ngërçet

Pershndetje doktor. Kam nje foshnje 2 muaj e gjysme, po qe qan shume dhe shpesh, ka ngerçe, e ushqej me gji dhe biberon. I kam marre dhe pika espumisan per barkun por pa rezultat. Ç`me keshilloni? Falemnderit.

Ledia (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Shtrëngimet e barkut janë dukuri e shpeshtë tek foshnjet deri në moshën e caktuar ( 3-4 muajshe) të cilat kanë të bëjnë me : florën normale bakteriale të zorrëve e cila është në formim e sipër , gëlltitjen e ajrit gjatë pirjes , pirjen e tepruar, përmbajtjen e ushqimit të konsumuar nga ana e nënës,...Fillimisht duhet hetuar dhe korigjuar të gjitha këto . Lënia e foshnjes të gromësijë pas çdo pirje , përkdhelja (masazha) e barkut ,vënia e pelenës së ngrohtë në te janë disa nga veprimet që mund të ndihmojnë në tejkalimin e këtyre epizodave jo të këndëshme . Në konsultim me pediatrin duhet përjashtuar çrregullimet (sëmundjet) e organeve të tretjes dhe atyre urinare ,...Zgjidhja magjike dhe universale për kolikat serale ("ngërçet") deri më tani nuk është e përshkruar ,...

/komuniteti