Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Fëmija në entin parashkollorë

Pershendetje se pari per juve. Une kam nje djale tre vjec e gjysme dhe kam filluar ta dergoj ne qerdhe qe nje muaj e gjysme, per shkak te socializimit sepse femija ka qene i vetem me te medhenj ne shtepi si dhe shumicen e kohes e ka kaluar para kompjuterit duke luajtur me lojera te ndryshme si dhe nuk dinte te bashkevepronte me femije veq me te rritur, mirepo djali qan sa here qe e qoj ne qerdhe kam veshtiresi qe ta vesh ta marr nga shtepia, por pasi e leme ne qerdhe ai pushon se qajturi dhe fillon te luaj, ha mire, flen, luan, ka mesuar te gjitha vjershat aty, pasi te kthehet tregon me dashuri se cfare kan bere ne kopsht. Kisha dashur tju pyes sa eshte e demshme qe po qan sa here e dergoj ne qerdhe, mos po e traumatizojme djalin apo cfare na sugjeroni te bejme? Ne prinderit e tij aspak nuk deshirojme qe femija te qendroje ne shtepi dhe te vazhdoje me ato shprehi te tija te cilat i ceka me larte. Me respekt dhe besoj se do te marr nje pergjigjje edhe do te jete shume vendosese per te ardhmen.

Mama (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Qëndrimi në kopshtin e fëmijëve është me rëndësi për zhvillimin intelekual dhe social të tyre . Si të përkëdhelurit e prindërve dhe liderët e familjeve që janë , jo rrallë ,fëmijët rrezistojnë të shkojnë në vendin ku megjithatë janë " vetëm njëri nga shumë të tjerë dhe të barabartë " . Përfitimet të cilat i keni hetuar në sjelljen e fëmiut tuaj vetëm sa mund t'iu inkurajojnë që të këmbëngulni në dërgimin e tij në "çerdhe". Me afrimin e pranverës dhe verës ,zgjatjen e ditës,rregullimin e kohës ,zgjuarjen ndoshta paksa më herët dhe pregaditjen e tij psikologjike për shkuarje në kopsht dhe takimin me shokë dhe shoqe , peripetitë e fillimdërgimit do të tejkalohen.

/komuniteti