Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Te lutem me ndihmo ta kaloj kete gjendje!

Pershendetje!ju lutem me ndihmonoi te kaloj kete gjendje.ka nje muaji qe me vdiq femija pak dit para se te lind dhe ndjehem tmerrsisht keq nuk kam asnje ineresim per jet,ter kohen qaj sidomos ne mengjes dhe mbremje jam shum keq me duket qe nuk ka kaluar as nje dit ndihem njejt si ne diten e par .Nuk po mundem te merrem me dy vajzat nuk mund te flas me te tjeret vetem nese me flasin per femijen qe me vdiq.Zgjohem naten dhe mendoj qe esht nje ënderr kur e prek barkun dhe e shoh qe esht e vertet mundohem te flej dhe mos te zgjohem kurr !

Mami Mami (9 vite më parë)

Blerina Halilaj - psikologe
Psikologu përgjigjet
Blerina Halilaj

Pershendetje e dashur

Une shpresoj shume qe ju tashme ndiheni me e lehtesuar per humbjen e femiut tuaj. Humbje e nje femije eshte nje ngjarje shume e trishtuar ne jeten e nje cifti, ne veqanti kur humbja ndodh pak para lindjes ku nena ne veqanti krijone tashme nje lidhje te ngusht me femijet dhe fillon te ndjej veqantine e tij. Le nje boshllek te veshtire per tu kapercyer. Duhet nje periudhe kohe per ta elaboruar, pa pretenduar qe ta harrosh. Gruaja qe ka pesuar abort mund te kete simptomat e meposhtme si:

- vetebesim dhe vetevlersim i ulet, te qara te vazhdueshme, depresion i shprehur ne paaftesine per te ndjere e provuar cdo lloj emocioni, ndjenje faji, izolim, pamundesi per te formuar nje lidhje te forte me femijet e lindur me pas, sjellje shume mbrojtese ndaj tyre, te shoqeruar me nje distancim emotiv.

Ne radhe te pare mos u ndje ne faj nese te ndodh kjo gje. Vajzat qe i ke nuk te ben te i harrosh dhe ti lesh anash. Por dashuria eshte me e forte se dhimbja dhe dashuria per vajzat dhe familjen tuaj do te te ndihmoje. Dhimbjen per deshtimin shnderroje ne nje kujtim te bukur, te embel. Mos u mbyll ne vetvete, fol me partnerin dhe me te afermit e tu per kete ceshtje dhe per ndjenjat e tua. Jepi kohe vetes te kalosh kete ngjarje jo duke u munduar ta harrosh por sic te thashe duke kujtuar me dashuri cdo detaj te vogel ne lidhje me bebin qe ke deshtuar. Dhe ngadale duke e pranuar kete fakt, duke mos fajesuar veten (kembengul tek kjo pike sepse shume gra edhe ne menyre te pavetedijshme fajesojne veten) dhe duke folur gjithmone per kete eksperience (sa here te ndjesh nevojen per te folur) dhimbja dhe merzitja do i lene vendin nje kujtimi te embel.

Te pershendes ngrohtesisht.

/komuniteti