Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Dhimbja e dhembeve ne shtatzeni

Jam ne javen e nente te shtatzanise dhe dy nete rradhazi kam dhimbje te dhembeve dhe kokes, kam hedh pak alkohol ne dhembe (nuk e kam gelltit) dhe kam pire nje Parol 500gr. A ka ndonje reagim negativ ne shtatzeni? Dhe nese kam dhimbje te vazhdueshme cfare hapa te ndermarre per parandalimin e dhimbjes? Falemderit.

Ylla Kada (8 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Ylla,

Paroli 500 gr ose paracetamoli, nuk ka asnjë ndikim negativ tek shtatzënia juaj. Do të këshilloja që të drejtoheshe tek mjeku gjinekolog për të marrë një rekomandim për tek mjeku stomatolog. Mjeku stomatolog mund të përkujdeset për dhëmbët tuaj duke përdorur mpirje pa adrenalinë. NE ASNJË MËNYRË NUK DUHET PËRDORUR MPIRJA ME ADRENALINË.

Gjithë të mirat.

/komuniteti