Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Apnea e gjumit tek foshnjet

Çfarë është apnea e gjumit?

Sa më e parakohëshme që të jetë foshnja, aq më shumë ka gjasa të vuajë nga apnea

Apnea e gjumit është një çrregullim potencialisht i rëndë, në të cilin frymëmarrja është ndërprerë në mënyrë të përsëritur gjatë gjumit.

Egzistojnë tre lloje të apneas:

- Apnea penguese e gjumit (OSA), e cila shkaktohet nga një bllokadë;

- Apnea qendrore e gjumit, në të cilën nuk ka bllokim por truri nuk arrin për të sinjalizuar muskujt për të marrë frymë; dhe

- Apnea e kombinuar, e cila është kombinim i të dy apnea-ve të para.

Apnea qendrore është lloji më i shpeshtë i apneas së gjumit tek foshnjat. Tek të rriturit dhe fëmijët mbi 1 vjeç, OSA është lloji më i shpeshtë. Fëmijët me Sindromin Daun dhe çrregullime të tjera të lindura, kanë një incidencë më të lartë të apneas së gjumit. Mbi gjysma e fëmijëve me Sindromin Daun do të zhvillojnë apnea penguese të gjumit (OSA).

Cilat foshnja janë në rrezik?

Çdo foshnje mund të ketë apnea të gjumit, por është shumë më e zakonshme në foshnjat që kanë lindur para kohe. Në foshnjat e lindura nga nënat shtatzënë para javës së 37 të shtatzënisë, quhet apnea e lindjes parakohe. Në foshnjat e lindura nga nënat shtatzëna pas javës së 37 të shtatzënisë, quhet apnea e foshnjërisë.

Sa më e parakohëshme që të jetë foshnja, aq më shumë ka gjasa të vuajë nga apnea.

Çfarë e shkakton apnean e gjumit?

Tek foshnjat, pamaturia e sistemit nervor qendror është përgjegjësi më i mundshëm. Mundësitë tjera përfshijnë gjakderdhjen në tru, ekspozimin ndaj ilaçeve dhe helmeve, defektet e lindjes, infeksionet, sëmundjet e frymëmarrjes, probleme gastrointestinale (si Reflux), një ç`ekuilibër në kiminë e trupit (si sasi të pasakta të kalciumit ose glukozës), dhe probleme me enët e gjakut apo zemrës.

Cilat janë simptomet?

Foshnjat me apnea të gjumit ndalojnë frymëmarrjen gjatë gjumit. (Në laborator gjumi, pauza për foshnja është 20 sekonda apo më shumë pa frymëmarrje; tek fëmijët më të rritur është 10 sekonda). Foshnja mund të hap apo mbyll gojën dhe në fund merr një frymë. Ai poashtu mund të bëhet blu.

Mbani në mend që është normale për foshnjat më të vogla se 6 muajshe, që të kenë frymëmarrje periodike. Ju mund të vëreni që foshnja juaj merr frymë më shpejtë për një periudhë, pastaj më ngadalë, pastaj pauzon për 15 sekonda para se të fillon frymëmarrjen normale.

Kjo nuk është për t`u brengosur. Në fakt, foshnja juaj mund të marrë frymë në këtë mënyrë gjer në 5 % të kohës kur fle. (Foshnjat e lindura parakohe mund të marrin frymë në këtë mënyrë gjer në 10 % të kohës kur flenë).

Nëse foshnja juaj ka apnea të gjumit gjatë kohës së qëndrimit të saj në spital, mjeku me siguri që do të monitorojë atë para se të ju udhëzojë të ktheheni në shtëpi. Nëse jeni të shqetësuara rreth frymëmarrjes së foshnjes, në çfarëdo kohe, konsultohuni me mjekun e saj.

Cilat janë rreziqet nga apnea e gjumit?

Apnea mund të jetë fatale për foshnjen. Nëse frymëmarrja e foshnjes ndalon, niveli i oksigjenit në gjakun e saj bie dhe niveli i dioksidit të karbonit rritet. Foshnja mund të vuajë një rënie të rëndë në normën e zemrës, e cila quhet Bradycardia.

Foshnjat që kanë pasur më shumë se një ngjarje të dukshme të rrezikshme për jetën (ALTE) - një episod në të cilin fëmija ka ndalesa fryme - kanë më shumë gjasa të kenë komplikime afatgjata ose të vdesin papritur.

Si diagnostifikohet apnea e gjumit?

Nëse mjeku i foshnjes tuaj dyshon se foshnja juaj ka apnea të gjumit, ai do të kryejë ekzaminime fizike dhe teste të ndryshme, duke përfshirë matjen e nivelit të oksigjenit në gjakun e saj dhe do të monitorojë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës. Ajo mund të kryejë edhe rreze X.

Mjeku juaj mund t'ju rekomandojë tek një specialist gjumi, një pulmonologist pediatrik (specialist i mushkërive), ose një specialist i apneas.

Testi i cili zakonisht përdoret për të diagnostifikuar apnean e gjumit quhet Polisomnogram. Ai monitoron valët e trurit, lëvizjet e syrit, frymëmarrjen dhe nivelin e oksigjenit në gjak, si dhe tingujt gulçues dhe gërhitës gjatë gjumit.

Një lloj polisomnografi bëhet në laborator gjumi, nën kushte të standardizuara dhe me mbikqyrje të vazhdueshme nga specialisti i trajnuar i gjumit. Tjetri është një studim portabël që mund të bëhet në shtëpi, por nuk është tipik i saktë sikurse studimi në laborator gjumi. Që të dy nuk shkaktojnë dhimbje.

Një qasje alternative është që fëmija të vendoset në monitorim kardiorespirator shtëpiak, i cili inqizon përpjekjet e frymëmarrjes (lëvizjet e gjoksit) dhe përdorë EKG-në, për të matur aktivitetin e zemrës. Kjo mund të përdoret për disa ditë, javë apo madje dhe muaj.

Si trajtohet apnea e gjumit?

Kjo mvaret se sa e shpeshtë është ajo. Mjeku i foshnjes suaj mund të ju sygjerojë përdorimin e monitorit për të kontrolluar frymëmarrjen e foshnjes suaj dhe rritmin e zemrës, apo ilaçe për të stimuluar sistemin nervor qendror.

Disa fëmijë me apnea penguese të gjumit, kanë nevojë të përdorin makinën CPAP (presion të vazhdueshëm pozitiv ajror) , e cila mban të hapur udhët ajrore me fryrjen e ajrit në hundë përmes një maske gjatë gjumit. (Një CPAP zakonisht nuk lehtëson simptomat e apneas qendrore.)

Çfarë duhet të bëj nëse mendoj që foshnja ime ka ndaluar frymëmarrjen gjatë gjumit?

Prekni apo shtyni lehtë foshnjen tuaj për të parë nëse ai përgjigjet. Nëse jo, thërrisni ndihmën e shpejtë urgjentisht. (*Foshnja juaj mund të jetë në rrezik nëse balli i saj bëhet blu. Kjo nuk është e pazakontë për duart e një fëmije dhe këmbët apo lëkurën përreth gojës së tij të jetë blu.)