Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nga lindja e deri 3 muaj

Llojet tipike të fjetjes në këtë moshë

Fjetja tek foshnjet e posalindura deri në 3 muaj

Të porsalindurit flejnë shumë, 14 deri 18 orë në ditë gjatë javës së parë dhe 12 deri 16 orë derisa ti kenë mbushur 1 muaj. Por shumica e foshnjave nuk flejnë më shumë se 2 deri 4 orë, si ditën ashtu edhe natën, gjate javëve të para të jetës.

Rezultati? Shumë gjumë për foshnjën tuaj dhe orar tejet i parregullt dhe mundimshëm. Detyra juaj është ti përgjigjeni kërkesave të foshnjës suaj, dhe sipas të gjitha gjasave do të zgjoheni disa herë gjatë natës që ta ndërroni, ushqeni, apo vetëm për ta qetësuar.

Çfarë ndodh

Ciklet e gjumit tek foshnjat janë shumë më të shkurtra, dhe foshnjat kalojnë më shumë kohë në gjumë duke ëndërruar (R.E.M. emri shkencor në gjuhën angleze), i cili mendohet të jetë tejet i nevojshëm për zhvillimin e trurit të tyre.Gjumi me ëndërra (R.E.M.) është më i lehtë se gjumi pa ëndërra, dhe është më lehtë të ndërpritet.

E gjithë kjo paparashikueshmëri është fazë më se e nevojshme për foshnjën tuaj dhe nuk zgjatë shumë, megjithëse mund të duket e pafund kur jeni të pagjumë.

Çfarë vjen më pas

Në moshën prej 6 deri 8 muajsh, shumica e foshnjave fillon të flejë më pak gjatë ditës dhe më shumë gjatë natës, edhe pse shumica vazhdon të zgjohet gjatë natës për tu ushqyer. Poashtu kanë periudha më të shkurtra të gjumit me ëndërra, dhe periudha më të gjata të gjumit të thellë dhe pa ëndërra.

Diku rreth muajit të 3 dhe të 6, thonë ekspertët, shumica e foshnjave janë të afta për të fjetur tërë natën. Por nuk është në pyetje koha standarde prej 8 orëve, në pyetje është një periodë kohore prej 5 – 6 orësh.

Disa foshnje poashtu flejnë gjatë tërë natës që nga mosha e 6 javëve, por shumica e foshnjave tjera nuk e arrijnë ketë moment deri sa ti mbushin 5 apo 6 muaj dhe disa prej tyre vazhdojnë të zgjohen natën edhe pasi që kanë filluar të ecin. Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj që të flejë më rehatshëm duke ia mësuar rregullat e gjumit që në fillim.

Si mund të krijoni rregulla për një gjumë të shëndetshëm

Këtu janë ca këshilla që do të ju ndihmojnë për ta rahatuar në gjumë foshnjën tuaj.

Mësoni shenjat më të cilat foshnja juaj tregon se është e lodhur

Në 6 deri 8 muajt e parë, shumica e foshnjave nuk janë në gjendje të rrinë zgjuar më shumë se 2 orë pa ndërprerje. Në qoftë se pritni më shumë se aq për ta vënë në gjumë, atëherë ai do të lodhet në mënyrë të tepruar dhe do të këtë probleme për të fjetur.

Shikoni foshnjën për shenjat më të cilat tregon se është i lodhur. Shikoni në rast se i hapet goja, apo mos i tërheq veshët, apo edhe mos ndoshta ka rrathë të errët nën sytë e tij!? Në se i vëreni këto apo çfarëdo shenjë tjetër të gjumësisë, provoni ta shtirni në gjumë. Shumë shpejtë do të zhvilloni një instiknt të 6-të për nevojat dhe orarin e foshnjës tuaj, dhe do ta dini instikntivisht se kur është gati për të fjetur.

Filloni të ia mësoni dallimin mes ditës dhe natës

Ca foshnje janë si zogj të natës (gjë që keni mundur ta vëreni gjatë shtatëzanisë) dhe do të zgjohen plotësisht mu në momentin kur ju jeni të lodhur dhe doni të flini. Për disa ditë të para ju nuk do të mund të bëni gjë, por si këtë mbushur 2 javë foshnja juaj, do të mund të filloni që ta mësoni dallimin mes ditës dhe natës.

Kur është i vetëdijshëm dhe i zgjuar, luani dhe komunikoni me të sa më shumë që të mundeni, mbani shtëpinë dhe dhomën e tij sa më të ndriçuar dhe kthjellët, dhe mos u mundoni që ti reduktoni zhurmat e telefonit, televizorit, makinës për larje etj. Në rast se ka tendenca për të fjetur në mes të ushqyerit, zgjojeni menjëherë.

Gjatë natës mos luani me të kur të zgjohet. Mbani të ulët intenzitetin e dritës dhe të zhurmave, dhe mos i flitni shumë. Mbrenda një kohë të shkurtër ai të fillojë të kuptojë se nata është për të fjetur.

Mendoni për ta krijuar një program rutine para se të flini

Kur s’është tepër herët për ta krijuar një program para fjetjes. Mund të jetë diçka tejet e thjeshtë siç është ndërrimi i teshave për gjumë, këndimi i ndonjë ninule, dhe dhënja e një puthje për gjumë të këndshëm.

Jepjani një rast që të flej në gjumë vetë

Në kohën kur ti ketë mbushur 6 deri 8 javë, mund të filloni që ta leni foshnjën tuaj që të bjerë në gjumë vetë. Si? Shtrojeni që të flejë kur është i përgjumur por ende i zgjuar, këshillon Xhudi Mindell, zëvendës –drejtor në Qendrën për Çregullimet e Gjumit në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfi autor i librit 'Fjetja gjatë natës'.

Mindell këshillon kundër përkundjes apo mbajtjes në prehër për të fjetur, edhe në këtë moshë të re. 'Prindërit mendojnë se çfarë bëjnë në këtë moshë nuk ka ndonjë efekt' thotë Mindell 'por ka'. Foshnjet janë duke mësuar zakonet e tyre të gjumit. Në qoftë se e përkundni në 8 javët e para, pse do të kërkojë foshnja të ndryshojë këtë gjë më vonë?'.

Sidoqoftë, jo të gjithë pajtohen me këtë strategji. Disa prindër përkundin dhe mbajnë në prehër foshnjën për ta venë në gjumë se mendojnë se kjo gjë është e natyrshme dhe normale, se foshnja tyre flenë mirë dhe qetë apo thjesht së asgjë tjetër nuk mund ta qetësoje dhe ta verë në gjumë.