Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është e dëmshme që të vazhdojë me ushqimin me gjinjë edhe kur jam shtatëzënë?

Shtatëzania nuk pengon gjidhënjen

Jo, edhe pse mund të jetë më vështirë sepse gjatë shtatëzanisë zvoglohet sasia e qumështit. Dhe është shumë me rëndësi që të konsumoni plot lëngje se vetëm kjo do të ju furnizojë me sasitë e duhura të qumështit.

Poashtu ushqimi me gjinjë do të ju dehidrojë, dhe kjo mund të jetë e rrezikshme për foshnjën tuaj. Dhe ushqimi me gjinjë është humbje e madhe e kalciumit prandaj duhet ta mbani në nivel furnizimin me kalcium.

Kjo nuk është problem për foshhnjën, ajo gjithmonë do ta merr kalciumin e nevojshëm nga trupi juaj. Por ju nuk do të mund të merrni çfarë ju nevojitet, prandaj do të ju duhet të merrni shtesa zëvëndësuese të kalciumit.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shumica e grave e ndalojnë të ushqyerit me gjinjë kur janë shtatëzënë, por nuk e di ndonjë arsye se pse do duhej të bënin kështu, ose së paku jo në fillim. Mendoj se çështja kryesore është të ushqyerit e nënës.

Duhet të përkujdeseni që jeni duke marrë dijetën e duhur për veten tuaj gjersa në të njejtën kohë foshnja juaj poashtu merr çdo gjë që ka nevojë. Për shkak të nevojës së dyfishtë që ka trupi juaj nga të ushqyerit dhe shtatëzania do të duhej që ti merrni vitaminat e shtatëzanisë.

Rreziku tjetër i vetëm është, siç kanë treguar ca studime të fundit, nga puna e parakohshme gjatë shtatëzanisë mes nënave të cilat ka ushqyer me gjinjë, prandaj mund të jetë pak rrezikshëm gjatë tremujorit të tretë.

 

Sanie U. (4 vite më parë)
Une dja kam hyre zyrtarisht ne muajin e 7-te te 7-zanise dhe para 2 javesh ja kam nderprere gjidhenjen vajzes sime tash 11muajshe. Se kam bere me heret se nuk e kam pare te domosdoshme, as gjinekologu nuk me ka rekomanduar as pediatri i vajzes. Vajza nuk ka pasur ndonje problem asnjehre per 6 muaj e gjysme sa e kam ushqyer me gji dhe ne te njejten kohe kam qene 7-zane. Dhe t\'ju them te drejten kam marr shume komente negative sa i perket vendimit tim per ta mbajtur vajzen ne gji edhe pse isha 7-zane. Pse ta ndaja vajzen aq te vogel kur ajo kishte mjaftueshem gji, dhe si paraqiste asnje problem?!! Ajo tani ushqehet per mrekulli dhe ka nje shendet per lakmi, peshon 11 kg dhe eshte vetem 11muajshe. Ju pershendes!