Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Agresiviteti: Si t’i trajtojmë goditjet, kafshimin dhe të tjerat

Pse ndodh?

Agresiviteti është pjesë normale e zhvillimit të fëmiut

Sado tronditëse që mund të jetë për juve (dhe ata që kujdesen), sjellja agresive është pjesë normale e zhvillimit të fëmiut tuaj. Shkathtësitë gjuhësore që janë ende duke u zhvilluar, dëshira e madhe për tu pavarësuar dhe impulsi i pazhvilluar i kontrollit, i bëjnë fëmijët e kësaj moshe kandidatë të parë për t’u bërë fizik.

“Një shkallë e goditjes dhe kafshimit është krejtësisht normale për një fëmijë,” thotë Nadine Block, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës për Disiplinë Efektive në Columbus, Ohio.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet ta injoroni këtë, natyrisht. Bëni që fëmija juaj të kuptojë që sjellja agresive është e papranueshme dhe tregojini atij mënyrat tjera për shprehjen e ndjenjave të tij.

Çfarë të bëjmë?

Përcilleni me konsekuenca logjike

Nëse fëmiu juaj hyn në këndin e topave në një qendër për lojë në hapësirë të mbyllur dhe fillon t’i hedhë topat mbi fëmijët tjerë, nxirreni atë prej aty. Uluni me të dhe shikoni fëmijët tjerë duke luajtur dhe shpjegoni se ai mund të kthehet nëse ndjehet i gatshëm që t’i bashkëngjitet zbavitjes pa i lënduar fëmijët tjerë.

Mos u mundoni ta bëni të “arsyetojë” fëmijën tuaj, duke e pyetur, “Si do të dukej sikur ai të të gjuante me top?”. Fëmijët nuk e kanë pjekurinë për ta imagjinuar veten në vendin e fëmijës tjetër, ose për ta ndryshuar sjelljen në bazë të arsyetimit verbal. Por ata mund t’i kuptojnë pasojat.

Mbani gjakftohtësinë

Bërtitja, goditja ose të thënët se fëmija juaj është i keq, nuk do ta bëjë atë që ta përmbajë sjelljen e vet – ju vetëm sa do ta irritoni më tepër dhe do t’i jepni shembuj që të provojë gjëra tjera. Në fakt nëse ju shikon duke e kontrolluar temperamentin ju mund të jeni hapi i parë në mësimin e tij për ta kontrolluar temperamentin e vet.

Caktoni limite të qarta

Përpiquni që të përgjigjeni menjëherë kur fëmija juaj është agresiv. Mos prisni deri sa ai ta godasë vëllaun e tij për të tretën herë për të thënë, “U bë mjaft!” Ai duhet ta dijë menjëherë kur bën diçka gabim. Largojeni nga situata për një kohë të shkurtër (vetëm një minutë ose dy mjafton).

Kjo është mënyra më e mirë që ai të qetësohet dhe pas një kohe ai do ta lidhë sjelljen e tij me pasojën dhe do të kuptojë se nëse i godet ose kafshon, ai përfundon jashtë lojës.

Disiplinojeni vazhdimisht

Sa më shumë që është e mundshme, përgjigjuni në secilën episodë sipas mënyrës që keni bërë herën e kaluar. Përgjigja juaj e parashikueshme (“Në rregull, ti e rrahe Billin prapë – kjo do të thotë se herën tjetër do largohesh”) do ta caktojë një bazë që fëmiu juaj do ta njohë dhe do ta presë. Eventualisht, kjo do të kalojë në atë se, nëse ai nuk sillet mirë, ai do largohet.

Edhe në publik, kur ju mund të stepeni nga sjellja e keqe e fëmiut tuaj, mos lejoni që turpërimi juaj të shkaktojë që të lëshoni pe ndaj tij. Prindërit tjerë kanë pas situata në njëjta – nëse njerëzit shikojnë, thjesht jepni një koment si “është vështirë të kesh fëmijë 2 vjeçar” dhe mandej disiplinojeni fëmijën tuaj si zakonisht.

Mësoni alternativat

Pritni deri sa fëmija juaj të jetë qetësuar, mandej qetë dhe butë shikoni atë që ka ndodhur. Pyeteni nëse mund të shpjegojë pse shpërtheu. Theksoni (shkurt!) se është shumë normale të kesh ndjenja të zemërimit por nuk është në rregull që t’i tregojë ato duke goditur, shqelmuar ose kafshuar. Inkurajoni atë që të gjejë një mënyrë më efektive që të përgjigjet – duke e “nxjerrë jashtë” (“Tomi, po më zemëron!”) ose duke kërkuar ndihmë nga të rriturit. Sigurohuni që fëmija juaj e ka kuptuar se ai duhet të kërkojë falje pasi që të ketë goditur dikë.

ërkim falja e tij mund të mos jetë e sinqertë në fillim, por mësimi do të pjeket. Pësimet e moshës së fëmijëve të vegjël mund të marrin nganjëherë dhembshurinë natyrore të fëmijës. Eventualisht ai do ta fitojë shprehinë e të kërkuarit falje kur e lëndon dikë.

Shpërbleni sjelljen e mirë

Në vend se t’i jepni fëmijës tuaj vëmendjen vetëm kur nuk sillet mirë, mundohu që ta zësh kur është i mirë – për shembull, kur ai kërkon për radhë në rrëshqitëse, në vend se ta shtyjë fëmijën tjetër nga rruga. Lavdëroje kur ai i shpreh dëshirat e veta me fjalë (“Kjo ishte e mrekullueshme që kërkove për radhën tënde!”) dhe, me kohë ai do ta kuptojë sa të fuqishme janë fjalët.

Kufizoni kohën për TV

Filmat vizatimorë dhe programet tjera për fëmijët e vegjël mund të jenë të ngarkuara me të bërtitura, kërcënime, edhe me shtyrje dhe goditje.

Përpiquni që të monitoroni cilat programe i sheh ai, posaçërisht nëse duket se ka prirje për sjellje agresive. Kur ju e leni fëmijën tuaj ta shohë televizionin, shikojeni bashkë me të dhe komentoni për situatat që mund të dalin: “Kjo nuk ishte mënyrë e mirë për të marrë atë që donte, apo jo?” (Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që fëmijët nën moshën 2 vjeçare të mos shohin fare televizion.)

Ofroni mundësi për aktivitete fizike

Ju mund të kuptoni se nëse fëmija juaj nuk ka mundësi ta shpenzojë energjinë e vet, ai është terror në shtëpi. Nëse fëmija juaj është shumë aktiv, jepni atij shumë kohë të pastrukturuar, mundësisht jashtë, për ta shkarkuar energjinë e tij.

Mos kini frikë që të kërkoni ndihmë

Nganjëherë agresiviteti i fëmijëve kërkon më shumë intervenime se sa prindi mund t’i ofrojë. Nëse fëmiu juaj duket se sillet me agresivitet shumicën e rasteve, ose nëse përpjekjet tuaja për ta kufizuar sjelljen e tij kanë pak efekt, bisedoni me mjekun e fëmijës tuaj, i cili mund t’ju rekomandojë një këshilltar aspo psikolog. Së bashku ju mund të përcaktoni burimin e sjelljes dhe t’i ndihmoni fëmiut ta tejkalojë atë.

Kini parasysh që fëmiu juaj është ende shumë i ri. Nëse punoni me të me durim dhe në mënyrë kreative, mundësitë që natyra e tij ngucakeqe shpejt t’i përket të kaluarës.