Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ndryshoni vetveten dhe mësoni fëmiun

A duhet të ndryshoj sjelljen time që fëmiu im të jetë i sigurtë?

Në asnjë mënyrë mos e leni foshnjen të vetme në shtëpi

Gjithsesi, sepse sado që ta bëni shtëpinë e sigurtë, asnjëherë nuk do të jetë 100 % e sigurtë, për këtë ju duhet të jeni gjithnjë të vëmendshme. Gjithmonë duhet të jeni të vetëdijshëm se çfarë bëni dhe asesi nuk bën të jeni të shpërndara në shoqërinë e foshnjes. Nuk duhet të përdorni sedativë, alkohol, apo drogë që të mos rrezikoni edhe veten edhe fëmiun.

Në asnjë mënyrë mos e leni foshnjen të vetme në shtëpi apo në dhomë. Asnjëherë nuk guxoni ta leni foshnjen vetëm, derisa shkoni në ndonjë dyqan, treg apo komshi, të parkoni makinën apo të shkoni në postë.

Asnjëherë nuk guxoni të leni ndonjë thikë në tryezë derisa është foshnja në tryezë, hekurin për hekurosje apo makinën e larjes pa mbikqyrje derisa foshnja sillet vërdallë. Duhet të keni kujdes me lëngjet e nxehta apo pijet alkoholike, dhe të ngjashme, të mos i leni në tavolinë ku mund ti kap fëmija. Asnjëherë mos e leni vetëm foshnjen me ndonjë fëmijë të vogël parashkollorë apo me ndonjë kafshë shtëpiake.

Më e rëndësishme është që gjërat e rrezikshme ti bëni shprehi për ti larguar nga kontakti me fëmijët siç janë ilaçet dhe gjërat kimike, dhe gjithmonë pas përdorimit të tyre i largoni prap në vendet e sigurta. Mësoni teknikën e ndihmës së shpejtë dhe siguroni pajisjet për ndihmën e shpejtë në shtëpi.

Si ta mësoj fëmiun tim, çfarë mund të prek dhe çfarë jo?

Ka ardhur koha që të filloni ta mësoni fëmijën tuaj se çfarë mund të prek, dhe çfarë jo. Vetëm mos i thuani JO, por spjegojini se përse nuk guxon të prek psh. gërshërët, stufën, filxhanin me kafe etj. Duhet ta mësoni fëmijën tuaj se çfarë mund të fusë në gojë dhe çfarë jo. Limitojini mundësitë dhe thuani: mos fut në gojë asgjë përveç ato që ti jep nëna apo babai…

Si ta mësoj fëmiun që të mbrohet nga helmimi?

Duhet ta mësoni fëmijën se si të vetmbrohet nga helmimet. Gjithmonë përsëritini fjalët - mos fut në gojë asgjë përveç atyre që ti jep nëna/babai apo kujdestarja.

Për foshnjat kjo është e pakuptueshme, por shumë shpejt do të mësojë çfarë guxon të ha dhe pi dhe çfarë jo. Poashtu, nëse përdorni kemikale para fëmijës apo përderisa i jepni ilaçet, përsëritini fjalët – vetëm nëna/babai guxojnë të të japin ilaçet, vetëm nëna/ babai përdorin detergjent, etj.

Çfarë duhet të bëj që fëmiu im të jetë i sigurtë në rrugë?

Mësoni fëmijën se si të sillet në rrugë. Duhet të mësojë se si duhet kaluar rrugën, kur të mos ketë pranë dorën e ndonjë të rrituri.

Gjithashtu duhet të ndëgjojë makinat (të shikojë majtas dhe djathtas) dhe të mos kalojë rrugën jashtë zonës për këmbësorë apo në të kuqe – ju duhet të jeni shembull për fëmijën tuaj!