Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Pse na gënjejnë fëmijët?

Gjer në moshën tre vjeç fëmijët nuk dijnë të gënjejnë, shkollorët janë të gatshëm të gënjejnë që të duken më mirë në sy të tjerëve, ndërsa tinejgjerët e dijnë se nëse gënjeshtra e tyre zbulohet çfarë mund të ndodh.

Si të sillemi ndaj vogëlushit i cili nuk e flet të vërtetën?

Motivet janë nga më të ndryshmet se pse fëmijët gënjejnë. Bëhuni gati që të kuptoni nevojat e tyre, ndihmojini ata, dhe mos u bëni shumë të ashpër ndaj tyre.

Vogëlushja dyvjeçare e cila me flomastera ka ngjyrosur tapetat, duke ju shikuar në sy, me pamje të pafajshme iu thotë “nuk e bëra unë”. Pesëvjeçari i cili luan me shokët e tij, lavdërohet me zë, duke thënë “ babi im ka dhjetë motoçikleta, dhjetë makina dhe helikopter”. Nxënësi në klasën e tretë thotë me shikim të pafajshëm se mësuesja ia ka humbur fletoren e detyrave. Ndërsa tinejgjeri i cili kundërmon erë duhani, mbrohet duke thënë që cigaret që i keni gjetur në gjep të tij, në fakt nuk janë të tijat.

Pra përse fëmijët gënjejnë?

Prindër, mos u ofendoni

Psikologët theksojnë që vogëlushët gjer në moshën tre vjeç nuk dijnë të gënjejnë. Ata nuk e kanë të zhvilluar të menduarit logjik që të mendojnë në mashtrime, por e thonë atë që e shohin “ra topi, u thye vazoja”. Fëmijët dy vjeç lehtë mund ta humbin vëmendjen dhe ta harrojnë situatën. Mjafton që të thellohen në TV duke shikuar film vizatimor që ti harrojnë të gjitha. Edhe një shkak i genjështrës është frika. Nëse nuk i denojmë për fajet që i bëjnë ata shumë lehtë e pranojnë fajin.

Nëse vogëlushja hesht në pyetjen e prindërve se “a e ke bërë ti këtë” atëherë do të thotë që ajo ka përvojë nga dënimet. Ajo heshtje në fakt, paraqet gënjeshtrën e parë. Vogëlushja në atë moshë ende nuk di të mendojë ndonjë pretekst në mbrojtje të saj, prandaj i mbetet vetëm që të hesht, të qajë ose të mohojë fajin.

Ekspertët këshillojnë që prindërit nuk duhet të ofendojnë njëri tjetrin nëse fëmiu nuk e pranon se çfarë ka ndodh në të vërtetë, sepse kjo nuk është gënjeshtër. Gjithashtu, fëmijëve nuk duhet tu thuhet që kanë patur qëllime apo sjellje të këqija. Kur i themi “gënjeshtari vogël, nëse tani më gënjen kështu, çfarë do të bësh më vonë” ne në këtë mënyrë i programojmë fëmijet që të gënjejnë në të ardhmen dhe i sugjerojmë që të jetë gënjeshtar.

Është shumë e rëndësishme që prindërit ta kuptojnë që fëmiun nuk duhet ta dënojnë nëse fëmiu e pranon gabimin e tij. Kur i ndaloni fëmijëve të vegjël diçka, duhet gjithmonë të iu leni zgjedhje si psh. “në mur nuk duhet të shkaravitësh, por në letër po”.

Mos u bëni shembull i keq

Gënjeshtrën e fillojnë fëmijët, prindërit e të cilëve kanë kërkesa të ndryshme para tyre. Nëna ia ndalon një gjë, gjyshja një gjë, ndërsa babai ia lejon të gjitha.

Pas moshës tre vjeç fëmijët e kanë të nevojshme që të ndjehen të vlerësuar nga të rriturit për atë që ata janë në gjendje të bëjnë. Nëse e shihni që fëmiu juaj ka frikë që të pranojë sjelljen e tij dhe për këtë arsye gënjen, mos e injoroni, por qetësoni fëmiun. Në kohë të lirë mendoni se si të reagoni në gënjeshtrat e tij.

Gjatë moshës tetë-nëntë vjeç fëmijët fillojnë të kuptojnë që nuk është mirë të gënjesh, jo sepse gënjeshtra nuk iu pëlqen të rriturve, por sepse në gënjeshtarët nuk mund të mbështetesh, se nuk i beson askush, nuk dojnë të shoqërohen…Gënjeshtra bëhet kategori morale. Në këtë moshë e gjithë jeta e fëmiut sillet rreth suksesit në mësime. Të rriturit, shpesh bëjnë pyetje, “si po shkon shkolla”. Suksesi shkollor është aq i rëndësishem për fëmijët sa janë në gjendje të gënjejnë për notat që të mos bien të pasuksesshëm në sy të tjerëve. Prandaj renomenë e tyre e mbrojnë me gënjeshtra.

Në atë moshë paraqitet një arsye tjetër e gënjeshtrës – imitimi i prindërve. Nëse nëna përmes telefonit i thotë dikujt që babai nuk gjendet në shtepi, edhe nëse është, fëmiu imiton këtë model të sjelljes. Që fëmiu juaj të ndjehet plot vetbesim në shoqëri të moshatarëve, i duhet të jetë me sukses. Duhet me diçka të jetë më i miri në shoqëri të shokëve. Gjithmonë është taktikë e mirë që ta regjistroni në ndonjë shkollë muzike, në ndonjë aktivitet sportiv, kurs kompluterësh apo vallëzimi. Mos e merrni përsiper rolin e kontrollorit të suksesit shkollor të fëmiut tuaj.

Bëhuni të barabartë

Tinejgjerët për dallim nga fëmijët e vegjël, dijnë që të parashikojnë se çfarë mund të ndodh nëse gënjeshtra e tyre zbulohet. Ata nuk dëshirojnë që prindërit ti shohin vuajtjet e tyre, nuk dëshirojnë që ata të marrin pjesë në dashuriçkat e tyre, apo ti marrin në pyetje rreth të fshehtave të tyre. Lavdata mund të bëhet një tipar karakteri në këtë moshë.

Ai dëshiron aq shumë që të jetë në qendër të vëmendjes, këtu dhe tani, sa që nuk mendon fare se si mund të duket nëse gënjeshtra e tij zbulohet. Para se gjithash prindërit duhet që ti lënë hapësirë jetës së adoleshentit të tyre. Prandaj nuk duhet që të hyni pa trokitur në dhomën e tij apo ti prekni pa pyetur gjërat e tij. Ende nuk është vonë që ti ndihmoni fëmiut tuaj ta gjej vetveten. Tani më nuk qëndron rregulli që disa gjera i lejohen vetëm të rriturve, që tani duhet të filloni të mendoni që jeni të barabartë.