Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si ta dini se sa ka nevojë për qumësht me formula foshnja juaj

Sa ka nevojë për qumësht me formula foshnja juaj

Se sa ka nevojë për qumësht me formula foshnja juaj mvaret nga disa faktorë, siç është pesha e tij, mosha e tij, dhe se a jeni duke e ushqyer vetëm me formula apo në kombinim me qumështin e gjirit.

Por ka disa udhëzime bazë për të përcaktuar se sa qumësht me formula duhet dhënë:

Vëreni sugjerimet e foshnjës suaj

Gjëja më e rëndësishme e cila duhet marrë parasysh kur doni të përcaktoni se sa duhet ushqyer foshnja juaj është sjellja e saj. Foshnjet hanë kur janë të uritura dhe ndalojnë së ngrëni kur janë të mbushura plot. Apetitet ndryshojnë nga foshnja në foshnjë, dhe nevojat ushqyese ndryshojnë tek çdo foshnje nga dita në ditë, dhe nga muaji në muaj.

Foshnja e juaj mund të jetë më e uritur se zakonisht gjatë ritmeve të tij të rritjes të cilët shfaqen 10 deri 14 ditë pas lindjes dhe pas 3 javëve, 6 javëve, 3 muajve, 6 muajve, dhe mund të mos dojë shumë ushqim nëse nuk ndjehet mirë. Prandaj është me rëndësi që të dini ti vëreni shenjat e urisë tek foshnja e juaj.

Shenja kryesore se foshnja e juaj është e uritur, është natyrisht të qajturit. Mos u përgjigjni në çdo dënesje të tij me shishe. Merrni parasysh posaçërisht nëse porsa e keni ushqyer se ai mos ndoshta qan se pelenat e tij janë të lagura. Ose ndoshta ka të ftohët apo të nxehtë, dhe thjesht ka nevojë që të jetë afër jush.

Në qoftë se foshnja e juaj është e uritur ai mund ta tregojë këte me shenja siç janë të mëshuarit ndaj buzëve të tij, apo të thithurit e buzëve të tij, përcjelja (kthyerja e kokës ndaj jush kur e prekni në mjekër), dhe vënja e dorës së tij në gojë.

Do të vëreni se foshnja juaj ka nevojë për më shumë qumësht kur ta ketë përfunduar shishen shpejt dhe shikon rreth e rrotull për më shumë.

Në qoftë se foshnja juaj është ende e uritur pas shishes së parë, provoni ti përgatitni vetëm 30 deri 60 gram më shumë herën tjetër. Nëse i përgatitni sasi më të madhe, ka gjasa që ai mos ta pijë në tërësi, dhe pastaj do të duhet që ta hudhni.

Shtoni peshën e foshnjës tuaj me nga 70 gram çdo ditë

Në qoftë se foshnja e juaj nuk është dukë ngrënë ndonjë ushqim të fortë (dhe nëse është më i vogël se 4 deri në 6 muaj nuk duhet të jetë) rregulli kryesor është që ti ofroni 70 gram qumësht me formula për çdo 450 gram të peshës trupore për çdo ditë.

Pra nëse foshnja e juaj peshon 2.7 kilogram, do ti jepni rreth 420 gram qumësht me formula mbrenda 24 orëve.

Merrni parasysh dhe moshën e foshnjes

Se sa ka nevojë foshnja e juaj për ushqim me qumësht me formula mvaret jo vetëm nga pesha e tij por edhe nga mosha e tij. Leni që uria e tij të ju udhëzojë.

Si udhëzime të përgjithshme janë këto:

Shumica e foshnjeve duan të hanë çdo 2 deri 3 orë. (startoni me 30 deri 60 gram për çdo të ushqyer gjatë javës së parë, pastaj shtoni dhe 60 deri 120 gram). Gjersa është duke u rritur dhe stomaku i tij duke u bërë më i madh ai do të pijë më pak shishe me më shumë formula në secilën prej tyre për çdo ditë.

Mbrenda disa muajve, ai do të zbresë në 6 deri në 8 shishe me nga 120 deri në 180 gram qumesht me formula mbrenda 24 orëve. Mbas 4 muajve, ai do të zbresë në 4 deri 5 shishe me nga 180 deri 210 gram qumësht me formula, dhe deri tek gjysma e ditëlindjes së tij ai shumë natyrshëm do të bjerë në 3 deri në 4 shishe me 210 deri 240 gram qumësht me formula në ditë.

Ai sipas të gjitha gjasave do të mbetet në 3 deri në 4 shishe deri tek ditëlindja e tij e parë, kur do të mund të kalojë në qumështin e lopës në shishe apo në gotë, së bashku me 3 deri në 4 racione në ditë me ushqime të forta.

Edhepse qumështi i lopës është i mirë për foshnjën tuaj kur të ketë arritur moshën e duhur, nuk duhet tepruar. Të pirit e më shumë së 450 deri 670 gram qumësht në ditë mund të ja zvoglojë apetitin për ushqime të tjera të shëndetshme gjë e cila mund të çojë deri tek mungesa e hekurit në gjak.

Shenjat e para se foshnja e juaj është duke marrë sasinë e duhur të qumështit me formula

Këtu janë ca shenja se foshnja e juaj është duke marrë të gjithë përbërësit e formulës që i nevojiten:

- Ai duket i kënaqur dhe i relaksuar pas të ushqyerit

- Ai ndërron 5 deri 6 pelena për përdorim të njëtrajtëshëm në ditë, dhe 6 deri në 8 pelena sintetike në ditë. (Ato për përdorim të njëtrajtshëm thithin më shumë likuide).

Është e mundshme që ti jepni foshnjës tuaj shumë qumësht me formula, dhe ai të ju vërë në dijeni për këtë gjë, poashtu. Nëse pas të ushqyerit ai vjell (pështyerja është normale, vjellja nuk është) ju e keni tej ushqyer atë.

Shenjë tjetër që e keni tejushqyer atë, është dhe dhembja në stomak, ai mund ti ngrejë këmbët lart dhe stomaku i tij mund të jetë në mundim.

Në qoftë se jeni të brengosur se foshnja juaj është duke ngrënë pak apo shumë, atëherë kontrolloni peshën e trupit të tij dhe konsultohuni me mjekun. Ai do të mund të ju tregojë se a është në rregull sasia e marrë e ushqimit me moshën dhe peshën e tij, dhe do të mund të ju tregojë për çfarëdo lloj përshtatje që do të duhej të bënit.

Dita (6 vite më parë)
Tung, kam nje pyetje ne lidhje me pirjen e qumeshtit ose perzierjen e saj, gji dhe me shishe qumesht pluhur, a eshte e demshme pasi qe femija me duket qe nuk i mjafton vetem gjiri?