Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

“Ftohja” e fëmijës ishte kancer

Një nënë e shqetësuar zbuloi se fëmija e saj kishte kancer pasi doktorët fillimisht i thanë se vogëlushja thjesht ishte “ftohur”.

Ruby Tanswell filloi të mos hante dhe të kishte vështirësi me frymëmarrjen gjatë pushimeve në Spanjë, shtatorin e kaluar.

Adelle Wright, 29 vjeç, së bashku me bashkëshortin e saj, Lee Tanswell, 23 vjeç, e kanë vizituar tre herë në Manchester dhe doktorët i kanë diagnostikuar një “ftohje” normale.

Adelle nuk ishte e bindur për këtë dhe këmbëngulja e saj bëri që vizita e radhës t’i jepte të vërtetën shokuese: fëmija e saj vuante nga një kancer indesh.

“Ishte shokuese. Në një javë kaluam nga një e ftohur e thjeshtë në kancer”, u shpreh Adelle.

Deri tani, Ruby i është nënshtruar tre operacioneve dhe kimioterapisë. Muajin tjetër, vogëlushen e pret një tjetër operacion dhe seanca radioterapie./top-channel/

/komuniteti