Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

3 arsye pse duhet ti jepni foshnjes hudhër

Lexoni arsyet se përse do të duhej, që në ushqimin e fëmijës nga perimet, ti shtoni hudhrën veçanërisht të shëndetshme dhe të padëmshme.

Sigurisht as nuk mund ta paramendoni që ti shtoni ushqimit të fëmijës hudhur. Por megjithatë, duhet të dini diçka për këtë mëlmesë:

1. Është e shëndetshme dhe plotësisht e padëmshme (përveç aromës që ka). Ushqimi nga spinaqi do të bëhet më i shijshëm po qe se i shtoni një pjesë të vockël hudhre. Poashtu, hudhra mund të pasurojë edhe shijen e ushqimeve nga fasulet apo bizelet. Nëse foshnjes nuk i pëlqen shija e hudhrës së freskët, përdoreni atë në formë pluhuri – as që do ta ndjejë aromën, ndërsa ushqimi do të jetë më i shijshëm.

2. Posedon vajra eterik dhe substanca të cilat dëshmojnë mjaft se si ndikon në shëndetin e sistemit kardiovaskular. Duke i shtuar nga pak hudhër ushqimit të foshnjes, ju i mundësoni asaj që në vegjëli, enët e gjakut ti ketë të forta dhe elastike.

3. Forcon imunitetin, duke u nisur nga fakti që hudhra “mbyt” një numër të madh mikroorganizmash. Vetëm një lugë hudhër e imët dhe e freskët, në ushqimin e foshnjes, bën forcimin e rezistencës së organizmit të saj.

/komuniteti