Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

A duhet të jeni nënë autoritare, apo shoqe me fëmijët tuaj

26.08.2014 - Shpesh dëgjojmë nga nënat e reja që thonë “Unë me fëmijët e mi dëshiroj të jem shok, nuk dëshiroj ta kem distancën të cilën e kanë pasur prindërit e mi”.

Natyrisht, është mirë që distanca të jetë sa më e vogël, respektivisht të ekzistojë afërsia, por roli i autoritetit është shumë i rëndësishëm. Nëse nëna nuk është autoritare, fëmija humb mbështetjen dhe sigurinë. Kur gjendet në situatë të cilën nuk mund t’a zgjidh vet, është mirë që nënën ta ketë personin të cilit mund t’i kërkojë ndihmë. Nëse nëna sillet aq e afërt sa t’i japë përshtypjen fëmijës se është njëjtin nivel me të, kjo nuk i ofron siguri atij që problemi do të mund të zgjidhet.

Shoqëria në mes të nënës dhe fëmijës është iluzion, sidomos i nënës.

Fëmijët e dinë që shoqe të ngushtë e kanë atë të cilën e kanë zgjedhur vet dhe të cilës mund t`ia thonë “të gjitha”, e “të gjitha” nuk mund t’ia thonë nënës. Megjithatë, disa nëna e kanë të vështirë ta pranojnë këtë.

/komuniteti