Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Babi, më blej një kompjuter që të luaj!

07.05.2012 - Numri i aplikacioneve për fëmijët në kompjuterët tablo dhe telefonat e mençur, po rritet gjithnjë e më shumë, çka ka nxitur polemikë në mesin e pediatrëve dhe prindërve rreth asaj nëse ky lloj i lojës është i dobishëm për zhvillimin e fëmijëve.

Në raportin rreth ndikimit të aplikacioneve për iPad në zhvillimin e fëmijëve, përmendet raporti i vogëlushit George, i cili në tavolinën e tij të vogël mban një kompjuter tablo dhe në të luan lojën e cila me të shtypur të disa katrorëve, lëshohen zëra të kafshëve të ndryshme, si lopës, patës dhe qenit.

Nëna e tij Orely Marser, mendon se aplikacionet e iPad-it, zgjerojnë kufijtë e botës për djalin e saj. Ato, siç thotë ajo, paraqesin një dritare të hapur për mijëra gjëra që nuk gjenden në shtëpi, të cilat janë të mbledhura në atë pajisje të vogël.

Mirëpo, psikologët dhe prindërit janë të ndarë rreth asaj nëse duhet lënë telefonat e mençur dhe kompjuterët tablo në duar aq të vogla, kur dihet se sa janë të rëndësishme vitet e hershme për zhvillimin e fëmijës.

Katy Linedol, e cila është e specializuar për teknologji, mendon se këto aplikacione janë një kujdestar i shkëlqyeshëm për fëmijë. “Nëse ekziston aplikacioni i cili është i lehtë për t’u kuptuar, fëmija do ta pranoj”, thotë ajo.

Mirëpo, disa prindër frikohen se me këtë do të rrënohet mundësia që fëmijët të luajnë lojëra tradicionale.

Edhe pediatrja Ari Brown mendon se fëmijët derisa luajnë në kompjuterët tablo, nuk angazhohen në ndonjë aktivitet tjetër, i cili për ta do të ishte shumë më i dobishëm./zeri/

/komuniteti