Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Bebja më e vogël në botë arrin të mbijetojë, mahnit mjekët

13.09.2016 - Kur ka lindur Emilia Grabarczyk, e tërë këmba saj ishte sa gishti i një të rrituri, ndërsa nuk peshonte më shumë se një spec.

Nëntë muaj më vonë, bebja më e vogël në botë, Emilia Grabarczyk, ka sfiduar pritshmërinë dhe vazhdon të bëjë hapa gjigant.

E lindur në Witten të Gjermanisë perëndimore, me një gjatësi prej 22 centimetrash dhe me një peshë sa një filxhan, besohej se nuk do të mbijetonte.

Pasi lindi e gjatë vetëm 22 centimetra, ndërsa nuk peshonte më shumë se 230 gramë, askush nuk ka pritur që ajo të mbijetojë, e aq më pak që të rritet. Por, mjekët që po e trajtojnë të ashtuquajturën ‘luftëtarja e vogël’, po mahniten me arritjet e saj, raporton Daily Mail.

Pesha e saj tani është 3.2 kilogramë, që mund të krahasohet me një fëmijë të porsalindur, ndërsa ka shpresa të mëdha se mund të ketë një gjendje normale pas një kohe të shkurtër.

Emilia fillimisht është ushqyer me një tub të vogël. “Ka pasur shumë ditë të vështira dhe shumë lot, por ajo në mënyrë të qartë ka kërkuar për të mbijetuar”, tregon me krenari nëna e vogëlushes Mrs Grabarczyk.

Deri më tani, fëmija që është konsideruar si e lindura më e vogël, është Rumaisa Rahman nga Çikago e Shteteve të Bashkuara. Ajo kishte lindur me 243 gramë, por ia ka dalë të shpëtojë me shumë vështirësi.

Burimi: noa.al

/komuniteti