Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Celularët rrezik për fëmijët

Fëmijët jane te rrezikuar nga celularet, pohon profesori i fizikës dhe eksperti për rrezatim, Lawrie Challis, i cili është sulur kundër përdorimit të celularëve nga fëmijët dhe paralajmëroi për rrezikun nga rrezatimi.

Madje edhe adoleshentët duhet ta kufizojnë përdorimin e telefonit mobil vetëm për dërgimin e SMS-ve, dhe jo për telefonimin, pasi që kjo do të zvogëlojë ekspozimin në rrezatim, pohon Challis.

Ai shtoi se nuk ekziston dëshmi që vërteton që fëmijët janë më të ndjeshëm në rrezatim se të rriturit, megjithatë, kjo mundësi nuk mund të hedhet poshtë.

Besoj që është e mundshme që rrezatimi ka ndikim më të dëmshëm për fëmijë pasi që imuniteti i tyre ende është në zhvillim, sqaroi profesor Challis.

/komuniteti