Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Dërgimi i fëmijëve në kopësht rrezikon shëndetin e tyre

12.09.2011 - Dërgimi i fëmijëve në çerdhe dhe kopësht mund të shkaktojë dëmtime në trurin e tyre dhe probleme shëndetësore në të ardhmen.

Sipas psikologut Aric Sigman, nga Aris Society Medicine, rritja e fëmijëve nga njerëz të huaj në vitet e para të jetës mund të rrisë hormonet e stresit.

Kjo gjë mund të shkaktojë kollë tek fëmijët në periudhën afatshkurtër dhe probleme me zemrën në periudhën afatgjatë.

Gjithashtu, fëmijët që nuk kanë pasur kujdesin e nënës gjatë periudhës kur fillon e zhvillohet truri, mund të kenë probleme në vendosjen e marrëdhënieve kur të rriten.

Nga ana tjetër, Dr. Dorothy Bishop e Universitetit të Oxford, thekson: “Është e vërtetë që rritet niveli i hormoneve të stresit tek fëmijët që shkojnë në çerdhe e kopësht, por nuk ka prova se tek këta fëmijë do të ketë probleme shëndetësore kur të rriten.”/top-channel/

/komuniteti