Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Disa zgjidhje natyrale për problemet gjatë shtatzënisë

23.07.2014 - Të gjitha gratë shtatzëna gjatë muajve të parë kanë probleme të shumta dhe menjëherë i drejtohen mjekut. Për të shpëtuar nga të vjellat, mjafton të hani shëndetshëm dhe të lëvizni në mënyrë të vazhdueshme.

Por kush janë këshillat për nënat e reja, për të mos vuajtur gjatë 9 muajve? Është e rëndësishme që në regjimin tuaj ushqimor të mos mungojnë karbohidratet, si buka, makaronat, patatet dhe orizi, për shkak se të vjellat i zhdukin më shpejtë këto elemente.

Evitoni ushqimet e skuqura, me yndyrë dhe pikante. Mbani gjithmonë me vete bukë të thatë, biskota apo produkte të kësaj natyre. Çaji i kamomilit dhe me mente është ideal për të zbehur simptomat e vjelljes. Një tjetër zgjidhje është duke përtypur pak lëkurë limoni, mandarine, ose portokalli./albeu/

/komuniteti