Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Efektet pozitive të acideve yndyrore Omega-3

30.07.2012 - Furnizimi i organizmit me acide yndyrore Omega-3 është shumë i rëndësishëm për vetë efektet pozitive që ato kanë si parandalues dhe për të mbajtur nën kontroll shumë sëmundje.

Ato janë baza e sintetizimit të shumë hormoneve dhe të mjaft përbërësve të ngjashëm e ta, me një rëndësi të pazëvendësueshme në organizëm.

Efektet pozitive të acideve yndyrore Omega-3 janë parë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në probleme me tensionin e gjakut, në forcimin e sistemit imunitar, në ruajtjen e membranave të qelizave, çka i bën të jenë efektivë edhe në ruajtjen e lëkurës, në parandalimin e sëmundjeve ë a ës e të sëmundjeve reumatizmale, si dhe në ruajtjen e sistemit nervor.

Një studim i fundit shumë i rëndësishëm ka treguar që konsumi i sasisë së nevojshme të acideve yndyrore Omega-3 gjatë shtatzënisë parandalon rrezikun e zhvillimit të obezitetit tek fëmija. Gjithashtu është parë që konsumi i 200 mg në ditë acide yndyrore Omega-3, kryesisht gjatë muajit të fundit të shtatzënisë, ndihmon në zhvillimin e mirë të trurit tek fëmija./lajmiidites/

/komuniteti