Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijët e festuan Halloween-in

Fëmijët e festuan Halloween-in

01.11.2011 - “Nata e shtrigave”, apo “Halloween” tashmë është bërë traditë që të festohet edhe në Kosovë. Fëmijë të shumtë, me maska nga më të ndryshmet, e festuan këtë festë në Prishtinë.

Të veshur me tesha të ndryshme. Duke filluar nga personazhet e superheronjve komikë, qindra fëmijë kishin dalë për ta festuar “Natën e Shtrigave” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Dikush kishte imituar “Borëbardhën”, një tjetër “Batmanin”, kurse kishte edhe të atillë që e kishin gjetur edhe maskotën e Kim Kardashianit.

Të gjithë kishin maska të ndryshme, por te meshkujt dominuan maskat e Zombieve, por edhe të personazheve të tjera, ndërkaq të femrat dominonin kryesisht maskat e “Catwomanit”, një personazh që e luan edhe aktorja shqiptare, Eliza Dushku, në një film të metrazhit të shkurtër që është prodhuar së fundi.

“Ka tri vjet që e festoj këtë festë dhe me pëlqen shumë”, thotë Blerta, e cila ishte veshur sikurse Kim Kardashian këtë natë.

Afër ajo kishte edhe vëllain e saj, Blerimin i cili po ashtu tha se bashkë me motrën e tij, e festojnë vazhdimisht festën e Halloweenit.

Mania e kësaj feste nuk ka lënë pa prekur edhe prezantues të televizioneve.

Edhe pse nuk kishte organizim të veçantë nëpër televizionet kombëtare, kështu nuk menduan Klan Kosova, të cilët kishin bërë një skenografi më të vërtetë të mrekullueshme në emisionin e mëngjesit “Ora 7”.

Edhe te prezantuesit e këtij emisioni dominonin maskat e fundit, të cilat i kanë përdorur edhe yjet amerikanë.

As lokalet nuk kanë mbetur pa organizuar diçka për këtë festë. Shumë lokale në Prishtinë, duke filluar nga ato më të njohurat kanë njoftuar për eventet që i kanë pasur nëpër lokalet e tyre, por edhe kushtet që të hyni në këto festivale.

Ndryshe, historia e Halloweenit e ka origjinën në festën romake Pamona, që ishte përendesha e pemëve dhe perimeve. Më vonë festivali i këtillë u quajt “Parentalia” dhe ishte i ndërlidhur me Festivalin kelt në Angli, Samhain, që erdhi nga emri i vjetër irlandez, Samuin. Kryesisht ky festival më shumë u kushtohej magjive dhe të ashtuquajturave shtriga./express/

Ema (13 vite më parë)
Per mendimin tim shum feste e degjeneruar... prej femijerise me ja mbjell ne mendje femiut gjerat e shemtuara.

/komuniteti