Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Flladisni bebin në +40 gradë

19.07.2011 - Bebi do te duhej te pije sa me shume lengje, uje apo çaj te fresket.

Ne menyre qe bebi te jete ne gjendje te perballoje vapen e madhe, duhet te pije sa me shume lengje, uje apo çaj te fresket.

Veres bebet djersiten me shume, dhe nese nuk eshte ne gjendje te rregulloje etjen, mund te dehidroje shume shpejt. Bebet mesatarisht gjate dites duhet te konsumojne rreth 1,5 l lengje.

 

Kjo jo vetem qe i freskon, por edhe parandalon konstipacionin.

Vishni bebin me rrobe te holla. Mund ta kete panolinen dhe nje kanatiere pa menge, ndersa naten mbulojini vetem barkun. Edhe pse bebeve gjate veres mund te ju shfaqen puçrra, bejini dush shpesh me uje te vaket, sidomos ne pjeset e trupit ku i gjenden puçerrzat. Apo fshijeni me letra te lagura apo me gaze te lagur ne qafe, fytyre, duar, ndersa kunder puçrrave perdorni puder per bebe. Nese bebi eshte me i rritur lereni te luaj me gjate ne vaske te mbushur me uje.

 

Si ta freskoni hapsiren ne te cilen qendron bebi?

Ne mengjes dhe ne mbremje kur kemi ulje te temperatures, hapni dritaret, ndersa gjate dites duhet ti mbani te mbyllura si dhe me roleta apo perde te leshuara. Ne dritare mund te vendosni ndonje folie reflektuese e cila mban madje 70 perqind te nxehtesise te rrezeve te diellit.

Femija nuk guxon te qendroje dhe te fle ne hapsiren ku qendron kondicioneri. Dhomen e femijeve freskojeni duke mbajtur dyert hapur ne menyre qe te freskohet nga ajri i hapsires se afert. Nese nuk keni kondicioner, atehere hapsirat mund ti freskoni me ventilator dhe me ndihmen e nje truku te vogel: para ventilatorit, i cili qendron me drejtim nga muri, vendosni nje ene me akull.

Gjate dites bebin mos e çoni ne shetitje. Kete mund ta beni vetem ne mengjes dhe ne mbremje, veçanerisht gjate freskut dhe mos harroni ti veni kapele gjithsesi./bebaime/

/komuniteti