Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Foshnjës tremuajshe nga Maqedonia i paraqiten shenjat e virusit Zika

29.03.2016 - Foshnjës tremuajshe me emrin Dorjana nga Maqedonia i janë paraqitur të gjitha shenjat e virusit Zika, përfshirë deformimet në eshtra dhe kokën jashtëzakonisht të përmasave vogla, kanë thënë mjekët në Qendrën Klinike Universitare në Shkup.

Drejtoresha e kësaj klinike, Aspazija Sofijanova ka thënë se analizat e bëra tregojnë se ky nuk është një nga viruset e zakonshme që shkaktojnë “microcephalus”, i njohur virus që shkakton kokën e vogël, ka raportuar agjencia maqedonase e lajmeve MIA, transmeton KosovaPress.

“Frika është e pranishme te të gjitha gratë shtatzëna, sidomos në periudhën e hershme të shtatzanisë, kur nis zhvillimi i trurit dhe organeve të fëmijës”, ka thënë ajo.

Nëna e foshnjës Dorjana kishte udhëtuar në Greqi në tre muajt e parë të shtatzanisë, raporton agjencia.

E pyetur nëse nëna është ekspozuar ndaj mushkonjave që bartin virusin Zika, mjekët kanë thënë se ajo e ka konfirmuar mundësinë.

Shpërthimin e virusit të rrezikshëm Zika Organizata Botërore e Shëndetësisë e konfirmoi më 1 shkurt, që fillimisht ishte shfaqur në masë të madhe në Brazil, kur foshnjat lindnin me deformime të mëdha. Situata alarmante ishte në nivel global.

Virusi është paraqitur në më shumë se 40 vende të botës, ka raportuar AP.

Burimi: Zëri

/komuniteti