Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Gjidhënia parandalon sëmundjet

Shkencëtarët deklarojnë se nënat të cilat nuk ushqejnë fëmijët e tyre me gji, rrezikohen nga sëmundja e diabetit tip 2.

Sipas një studimi të realizuar nga specialistët e Universitetit Pittsburgh, shekullin e fundit shihet një rritje befasuese e të sëmurëve me diabet tip 2. Duke nënvizuar se ushqyerja dhe ushtrimet fizike ndikojnë në riskun e shfaqjes së sëmundjes, specialistët pohuan se “gjidhënia, në të ardhmen do të përbëjë një faktor pozitiv në uljen e riskut të shfaqjes së sëmudjes”.

Revista mjekësore “American Journal of Medicine” publikoi studimin, në të cilin kanë marrë pjesë 2 233 femra të moshave 40 -78 vjeç. Sipas këtij studimi 56 për qind e pjesëmarrëseve kanë ushqyer fëmijën me gji të paktën për një muaj.

27 për qind e nënave të cilat nuk kanë ushqyer fëmijën me gji rrezikohen dy herë më shumë nga shfaqja e sëmundjes së diabetit tip 2 në krahasim me femrat që nuk kanë pasur lindje ose me ato që kanë ushqyer fëmijët me gji.

 

gazetastart

/komuniteti