Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Jepni fëmijëve jogurt

Fëmijët të cilët konsumojnë jogurt janë më pak të rrezikuar nga kariesi. Konsumimi i jogurtit katër herë gjatë javës zvogëlon rrezikun nga kariesi tek fëmijët madje për 22 përqind, bëjnë të ditur rezultatet e studimit teë paraqitura në lajmet për stomatologji.

Një hulumtim në Japoni në mbi 2.000 fëmijë ka treguar, që për dallim nga djathi, qumështi dhe produktet tjera qumështore, jogurti ka ndikim të fuqishëm mbrojtës, sidomos kur është fjala për fëmijët e vegjël, shkruan ‘Daily Mail’.

Nuk është sqaruar në përgjithësi se si jogurti ruan dhëmbët saktësisht, por nga një teori thuhet se proteinat e jogurtit forcojnë kockën e dhëmbit dhe nuk lejojnë ndikimin e bakterieve.

Megjithatë, duhet përmendur që efektet pozitive vërehen vetëm kur është në pytje jogurti i thjeshtë. Jogurtet e pemëve dhe të aromatizuar përmbajnë aq shumë sheqer sa që efektet pozitive të këtij lëngu ndaj dhëmbëve në këto raste nuk vërehet.

/komuniteti