Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kanceri i gjirit dhe mosha biologjike

14.05.2012 - Një studim i ri sugjeron se kanceri i gjirit tek gratë e reja mund të jetë një sëmundje që ka nevojë për strategji të veçanta trajtimi.

Të dhënat tregojnë se kanceri i gjirit tek gratë e reja është kryesisht agresiv, dhe se shpesh diagnostikohet në fazë të tillë të avancuar sa që ndikon keq në prognozën e sëmundjes.

Tani, një studim i financuar nga “4th Impakt Breast Cancer Conference”, botuar në Science Codex, propozon nevojën për një qasje të re ndaj kancerit të gjirit tek gratë e reja.

Autorët studiuan një shumëllojshmëri gjenesh në më shumë se 3 mijë e 500 gra me kancer në gji, për të parë se si sëmundja lidhet me moshën.

Shkencëtarët shqyrtuan:

- Madhësinë e tumorit në kohën e diagnostikimit

- Sa ishte përhapur kanceri në nyjet limfatike (dhe)

- Nënllojin molekular të kanceri të gjirit.

Rezultatet treguan se kanceri i gjirit në moshë të re duket se lidhet me procesin e moshimit biologjik të pacienteve.

Autorët arrijnë në përfundimin se kanceri i gjirit tek gratë e reja është sëmundje e veçantë biologjike që kërkon strategji të veçanta menaxhimi, në varësi të çdo pacienteje./wordpress/

/komuniteti