Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Komisioni Europian e konsideron plotësisht të drejtë ndalimin e shtimit të sheqerit në lëngje, gjë që ndihmon në luftën kundër trashësisë

Në Bashkimin Europian lejohet shitja e lëngjeve me përmbajtje prej 150 gramë sheqer në 1 litër, në raste të nektarit, sheqeri mund të përbëjë 20 përqind të përmbajtjes së përgjithshme. Në lëngjet natyrale nuk është e lejuar të shtohet sheqer, theksojnë agjensionet.

Sipas propozimit të Komisionit Europian, nuk do të duhej të lejohet shtimi sheqerit e as i mjaltës në lëngje, por vetëm në disa prodhime speciale. Në prodhimet speciale do të duhej të ishte e shënuar qartë në paketim përmbajtja e sheqerit. Propozimi gjithashtu parashikon ndarjen e saktë të lëngjeve të pemëve dhe koncentrateve të pemëve, të cilat në ditët e sotme konsiderohen si lëngje.

Lëngjet e pemëve përbëjnë në tërësi 10 përqind të lëngjeve joalkoolike të cilat shiten në BE. Vetëm 12,4 përqind të këtyre lëngjeve janë realisht lëngje pemësh, ndërsa madje 87,6 janë të prodhuara nga koncentratet.

Brukseli që një kohë të gjatë bën vërejtje që trashësia e popullatës europiane është në rritje e sipër. Kanë prodhuar programe dhe norma të ndryshme të cilat do të duhej të ndihmonin për zgjidhjen e këtij problemi. Në një nga këto programe, fëmijët nëpër shkolla do ta kenë mundësinë që të hanë pemë apo perime, falas pa pagesë.

/komuniteti