Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kontraceptivë edhe për meshkujt?

28.05.2012 - Së shpejti në të ardhmen mund të nisë prodhimi i kontraceptivëve për meshkuj, pasi shkencëtarët në Edinburg identifikuan një gjen vendimtar për riprodhimin mashkullor.

Eksperimentet në minj treguan se gjeni është përcaktues në fazën e fundit të formimit të spermatozoidëve.

Pa këtë gjen, mashkulli, ndonëse seksualish i aftë, e ka të pamundur të riprodhohet.

Sipas mjekëve, është e mundur që nëpërmjet kontraceptivëve, gjeni të çaktivizohet përkohësisht, për aq kohë sa mashkulli do ta dëshirojë.

Nëse do të materializohet, atëherë kontraceptivi në fjalë do të jetë një zgjidhje shumë më efikase se të gjitha mënyrat aktuale të seksit të kontrolluar.

Kontraceptivët, të disponueshëm aktualisht vetëm tek femrat, kanë efekte të rëndësishme anësore, çka e bëjnë jo të rekomandueshëm konsumimin e tyre.

Njëkohësisht, ata nuk janë tërësisht të sigurt, pasi kanë një tolerancë prej 2-3% mosfunksionimi, ndërsa kontraceptivi i ri për meshkujt do të ishte 100% i sigurt nëse do të realizohet./tch/

/komuniteti