Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kontrollimi i ijeve që në muajin e dytë

17.06.2011 - Shëndeti i ijeve të foshnjes është një ndër gjërat për të cilën prindërit duhet të kenë një kujdes të veçantë. Shkaktarët e çrregullimeve në zhvillimin e ijeve mund të jenë anomalitë e ndryshme por edhe mund të lajmërohen si dislokim i nyjeve të ijeve.

Jo rrallëherë, shkaku gjendet në çrregullimet me prejardhje të panjohur. Parregullsitë fillojnë në zhvillimin embrional. Në rajonin tonë, është karakteristik numri i madh i çrregullimeve në zhvillim.

Egzistojnë shenja të pasigurta që ndoshta ka ardhur gjer tek çrregullimi në zhvillimin e ijeve. Ato janë, le të themi, legeni asimetrik, gjegjësisht kockat e legenit të cilat nuk janë në nivelin e njejtë. Por megjithatë kjo nuk tregon se si ka ardhur gjer te sëmundja në zhvillimin e ijeve. I vetmi tregues i besueshëm është zbulimi me ultrazë.

Kontrolli me ultrazë, duhet të bëhet në mes të muajit të dytë dhe të tretë të jetës së foshnjes. Zakonisht kryhen dy filmime, ku i dyti bëhet në mes të muajit të katërt dhe gjashtë, mvarësisht prej vlerësimit të mjekut.

Kyç është kontrolli i parë me ultrazë, sepse gjatë tij vërtetohen anomalitë, në rastet kur egzistojnë, dhe fëmija mund të udhëzohet për tek specialisti ku edhe fillohet me mjekimin./bebaime/

/komuniteti