Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Krijoni hapësirë ndërmjet shtatzënive

Shkencëtarët pohojnë se trupi i një gruaje ka nevojë për kohë që të shërohet nga shtatzënia e mëparshme, dhe se fëmijët të cilët ishin konceptuar menjëherë pas lindjes e mëparshme, marrin ushqim më pak se sa është e domosdoshme për zhvillimin normal.

Të dhënat e marra nga studimet në të cilat përfshihen 600.000 familje të Kalifornisë, më tej mbështesin pretendimin se një hapësirë e vogël midis dy shtatzënive mund të jetë jashtëzakonisht i dëmshëm për fëmijën, thotë “Daily Mail."

Studimet e mëparshme kanë treguar se, gratë që bëjnë një hapësirë të vogël midis dy shtatzënive, janë në rrezik të lindin parakohe dhe se fëmijët e tyre mund të kenë peshë më pak se ajo normale.

Ky studim është publikuar në revistën mjekësore prestigjioze Pediatria (“Pediatrics"), dhe qëllimi ishte për të zbuluar frekuencën e rasteve të autizmit mes 663.000 fëmijëve të dytë që kanë lindur nga viti 1992 gjer në vitin 2002.

Hulumtuesit janë përqëndruar më shumë në intervalet kohore midis lindjes dhe konceptimit të parë të një fëmije tjetër. Është marrë parasysh mosha e prindërve, përkatësia etnike, edukimi i nënës, si dhe të dhënat për sigurimin shëndetësor.

“Këto rezultate tregojnë se fëmijët e lindur pas një periudhe të shkurtër mes dy shtatzënive, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga autizmi. Rreziku më i madh është i lidhur me dy shtatzënitë me hapësirë më tëvogël se një vit ", tha autori i studimit Dr. Keely Cheslack-Setup nga Columbia University.

Fëmijët të cilët ishin konceptuar pas, më pak se një vit pas lindjes së mëparshme, janë 3, 4 herë me më shumë gjasa të jenë autistë, se fëmijët normal të së njëjtës moshë. Bebet e konceptuara 12 - 23 muaj pas lindjes së mëparshme janë 1,9 herë me më shumë mundësi, ndërsa një hapësirë prej dy deri në tre vjet ndërmjet shtatzënive do të thotë një rrezik më të lartë të autizmit me 1.2 herë.

Shkaqet e autizmit janë ende një mister, edhe pse disa mendojnë se është një kombinim i faktorëve gjenetik dhe mjedisor, sidomos kur fëmija zhvillohet në barkun e nënës.

Shkencëtarët thonë se hapësira e vogël midis dy shtatzënive përbën një rrezik që fëmija nuk do të marrë ushqim të mjaftueshëm, dhe theksojnë se ata kanë gjetur një lidhje midis hapësirës së vogël dhe autizmit, por që ende nuk e dinë shkakun e saj të vërtetë.

/komuniteti