Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kuvendi miraton ligjin e punës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 101 vota pro i kanë dhënë dritën jeshile ligjit të punës, i cili pritet të hyjë në fuqi prej 1 janarit të vitit të ardhshëm.

Ligji parasheh që pushimi i lehonisë siç njihet leja e lindjes të jetë një vit, gjashtë plus gjashtë. Gjashtë muajt e parë të pushimit të lehonisë do t’i paguajë punëdhënësi respektivisht 70 % të pagës. Ndërsa 6 muajt e tjerë 50% të pagës mesatare në Kosovë do t’i paguajë Qeveria e Kosovës.

Ligji gjithashtu pritet t’i rregullojë edhe të drejtat e punonjësve në Kosovë. Me ligjin e punës parashihet që pushimi javor për çdo punonjës të jetë dy ditë brenda javës duke përfshirë të gjitha institucionet dhe kompanitë qoftë private apo publike. Po kështu, parashihet sigurimi shëndetësor i punonjësve dhe përgjegjësitë e rrepta të punëdhënësve ndaj punëmarrësve.

Daf (12 vite më parë)
Tani ministri yne fort i respektuari ka propozuar shkurtimin e pushimit te lehonise me arsyetimin se sektori privat ankohet nga gjatesia e ketij pushimi.... do te thote se gjasat jane shume te larta qe pushim 1 vjecar te shkurtohet deri ne 6 ose eventualisht ne 9 muaj :(

/komuniteti