Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Loja fenomen në natyrë

03.03.2016 - Loja është e lidhur direkt me egzistencën. I vogëli I gjitarëve po nuk luajti, nuk mbijeton.

Fillimet e lojës te njeriu, janë të lidhura me ritet e vdekjes.

Luajnë vetëm ata të vegjël që e kanë të siguruar ushqimin.

Loja aktivitet kreativ dhe kërkim i vetes.

1. relaksim në kushte besimi të bazuara në eksperiencë.

2. aktivitet kreativ fizik dhe mendor ( artet, sportet, dhe filozofia)

3. eksperienca nëpërmjet lojës, baza e të kuptuarit të vetes.

4. Loja në thelb është dhe harresë, të bërit sikur pjesa më kreative e lojës

Fëmija që të realizojë veten, ta njohë dhe ta vendos në gjëndje pune, I duhet energji që e ka dhe organizim që do e mësojë. Dhe forma më e mirë për të mësuar organizimin dhe kanalizuar energjinë, është loja.

Loja dhe fantazia.

Fantazia ka një rol të veçantë në lojë

Fillon të luaj me duart dhe zërin.

Me zërin fillimisht imiton zhurmat, që dëgjon në trupin e tij dhe më pas imiton nënën, tingujt dhe fjalët që ajo artikulon.

Fëmija dhe koha

Fëmija në 0-1 vjec mëson aq sa një I rritur mëson në njëzet vjet.

Në moshën 0-5 vjec merr 60% te informacionit të gjithë jetës

Loja dhe gjuha, njeriu si person, mendimi dhe fjala.

Loja është gjuha e fëmijës.

Vizatimi I endrres i cili zhvillon fantazine, memorjen dhe nepermjet zhvillimit te dialogut I rritur-I parritur nxit fjalorin dhe kanalizon friken. Si dhe zbulimin e nje realiteti te brendshem personal te femijes .

Dhe kjo ndihmon femijen te njohe, te zhvilloje, ose jo, personin qe eshte brenda tij.

1. Relaksim në kushte besimi të bazuara në eksperiencë.

Loja dhe lodrat

Loja krijon kushte ideale paqeje sigurie dhe qetësie, në lojë nuk ka paragjykim por bashkëpunim.

Lojen nuk e bejne lodrat, por lodrat marrin vlere kur femija I perfshin ne loje. Ne momentin qe femija nuk I perfshin ne loje ato jane thjesht sende.

Loja për fëmijën është e barazvlefshme me punën e të rriturit. Madje, sikur i rrituri ta merrte punën me aq seriozitet, sa merr fëmija lojën, kjo botë do të ishte ndryshe. Këto janë citate të disa njerëzve të mençur.

Cdo send qe perfshihet ne loje eshte kthyer ne loder, por kur femija eshte I merzitur, kur ndihet vetem dhe I inatosur, librat, lodrat apo sendet behen pre e shkatrrimit te tij.

-Shkarkim Inati, ose kanalizim agresiviteti, organizim dhe kënaqësi.

Kur femija ndihet vetem, i humb besimi, vleresimi ( pra gati gati nuk ka lidhje me veten) , dhe ndihet I poshteruar, sillet me veten dhe lodrat si sillen te tjeret me femijen.

Kur femija shkatrron nuk ka me loje.

Femija i neglizhuar gris libra dhe shkatrron lodra.

Autore: Lira Gjika

/komuniteti