Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mëmësia e vonshme fajtore për epideminë e kancerit të gjirit?

Para një dekade, rreziku nga kanceri i gjirit gjatë tërë jetës së femrës ka qenë 1:12, ndërsa në ditët e sotme 1:9. Sipas hulumtimeve të reja, sipas Daily Mail, në këtë lloj të kancerit të gjirit hyn madje një e treta e karcinomës i cili sulmon popullsinë femërore.

Shkaktarë të këtij lloj kanceri ka shumë, por bëhet edhe më e qartë që më së shumti mund të gjendet në jetërat e femrave të shekullit 21.

Qendra britanike për hulumtime të kancerit ka zbuluar që përqindja e femrave të prekura nga kanceri i gjirit është në rritje, prej 30 deri në 49 vjeç është rritur madje 15 përqind vetëm për një gjeneratë!

Është parashikuar që, gjithashtu, më së shpeshti sulmon femrat e reja. Hulumtimet e reja sugjerojnë që shkaktarët gjenden në kombinimin e faktorëve, në modelin e jetës i cili përbëhet nga alkoholi, ku alkoholi rrit nivelin e estrogjenit, ai është një lloj nafte për zhvillim të kancerit. Ky model i të jetuarit, me konsumim të alkoholit, nënkupton edhe duhanin, ku një e katërta e vajzave britanike të moshës shkollore 15 vjeç, e konsumojnë duhanin.

Shkencëtarja Susan G. Komen ka paralajmëruar që gratë të cilat lindin fëmiun e parë pas të tridhjetave, janë të rrezikuara dyfish më shumë nga zhvillimi i kancerit të gjirit se sa ato që kanë lindur në të njëzetat.

/komuniteti