Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Meshkujt bëhen xhelozë në fëmijët e tyre

Ndonjëherë lindja e fëmijës sjell probleme në marrëdhënie. Psh. nëse njëri partner dedikohet plotësisht në rolin e prindit, duke mospërfillur rolin e burrit apo gruas.

Sot, njerëzit hyjnë në lidhje serioze apo martohen sepse dashurohen. Për të njejtën arsye vendosin për lindjen e fëmijës. Marrëdhënia e dy personave me lindjen e fëmijës ndërron në mënyrë të rëndësishme. Më nuk janë partnerë, burrë dhe grua, por tanimë janë nënë dhe baba, prindër.

Në shumicën e rasteve të këtij roli të ri prinderor, këta dy njerëz që duhen lidhen më shumë. Kjo stabilizon bashkësinë e tyre dhe e bën më kohenzive, e bën familje. Ndonjëherë lindja e fëmijës sjell probleme në marrëdhënie. Psh. nëse njëri partner dedikohet plotësisht në rolin e prindit, duke mospërfillur rolin e burrit apo gruas. Por egzistojnë raste kur njëri partner në mënyrë të pajustifikueshme përjeton ndjenjën sikur lindja e fëmijës i ka “vjedhur” dashurinë e partnerit tjetër. Atëherë ai reagon pak a shumë me xhelozi të dukshme secilën herë kur personi i dashur i kushton vëmendje fëmijës.

Një nga mënyrat për ti kuptuar marrëdhëniet e personave të rritur ndaj fëmijëve është në shpjegimin që e përdorim me termin “fëmija i mbredshëm”. Bëhet fjalë për idenë se secili nga ne, pa marrë parasysh se çfarë moshe ka, në vete ka një pjesë personaliteti të cilin e quajmë fëmija i mbrendshëm. Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e personalitetit që kontribuon në cilësinë e jetës. Personat e rritur të cilët janë në kontakt të mirë me fëmijën e mbrendshëm tregojnë vitalitet jetësor, janë të mprehtë, dijnë të argëtohen, duke treguar që edhe pse janë rritur asnjëherë nuk janë ndalur së lozuri.

Në njërin ekstrem janë njerëzit të cilët fëmijën e brendshëm e kanë aq të vështirë për ta menaxhuar, prandaj sillen në mënyrë të papërgjegjshme, impulsive, dembelie, dhe arsyeja pse ne e përjetojmë atë si personalitet të papjekur apo foshnjor. Në anën tjetër, janë ata që mbajnë tërësisht jashtë fëmijën e tyre të brendshëm, për të vepruar pa energji, shumë seriozisht dhe pashpirtë.

Kur tek njeri person prind, fëmija i mbrendshëm është shumë i dukshëm, atëherë ai mund të zhvillojë marrëdhënie të dyfishtë ndaj fëmijës së tij. Ky prind infantil (foshnjor) është ambivalent ndaj fëmijës: në njërën anë e do fëmijën, ndërsa në anën tjetër e refuzon duke e përjetuar si vëllaun më të vogël, i cili i prek lirinë dhe nuk i lejon që të arrijë qëllimet e tij jetësore.

Personi që është emocionalisht i gatshëm të bëhet prind, është i gatshëm që fëmijën e tij të mbrendshëm ta “çkyç” për disa vite. Atëherë është i gatshëm që për një kohë të ndalojë nga ambiciet e tija dhe ti jap përparësi nevojave të fëmijës.

/komuniteti