Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mos i detyroni fëmijët të hanë me zor!

29.12.2011 - Mendimi se sa më shumë të hajë fëmija aq më shpejt do të rritet dhe do të bëhet i shëndetshëm, është shumë i përhapur në shoqërinë tonë.

Sigurisht që ky koncept mbështetet dhe në fjalë të urta, si “mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”.

Kujdes edhe zhvillimin mendor

Por, për një rritje të shëndetshme të fëmijës nuk mjafton vetëm plotësimi i nevojave fizike. Prindërit duhet të tregojnë të njëjtën ndjeshmëri edhe për zhvillimin mendor, emocional dhe social të fëmijës. Të gjitha fushat e zhvillimit të fëmijëve janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Mbajtja e një qëndrimi shtypës të nxitur nga shqetësimi i mbështetjes së zhvillimit fizik, do të dëmtojë marrëdhënien tuaj me fëmijën dhe të ndikojë negativisht në psikologjinë e tij. Pra, ndërkohë që përpiqeni të mbështesni zhvillimin fizik të fëmijës, ju mund të ndikoni negativisht në zhvillimin emocional të tij.

Si rrjedhojë, një fëmijë me psikologji të prishur apo të ndikuar negativisht, nuk do të dëshirojë të hajë sepse nuk ka oreks.

Si të veproni?

Më idealja do të ishte mospërjetimi i një problemi të tillë që në fillim. Nëse keni filluar të keni probleme me ushqyerjen e fëmijës, atëherë mundohuni të konsultoheni me specialistë ose mjekë rreth shqetësimit tuaj.

Qëndrimi që duhet të mbani me fëmijët gjatë ushqyerjes është të mos tregoheni këmbëngulës dhe të mos harroni se çdo fëmijë mund të kalojë një periudhë pa oreks. Nëse prisni që

fëmija juaj të hajë edhe më shumë apo e nxitni për të ngrënë më shumë gjatë periudhës kritike të mungesës së oreksit, atëherë do t’i hapni probleme vetes dhe fëmijës.

Sigurisht që edhe ju si prind e keni të vështirë të duroni ndaj një ushqyerjeje të dobët dhe të pakët të fëmijës suaj, por tregoni pak durim dhe përpiquni të mos ia pasqyroni fëmijës shqetësimin tuaj./zeri.info/

/komuniteti