Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Nëna e 13 fëmijëve lind katërnjakë në moshën 65-vjeçare

13.07.2016 - Një 65-vjeçare nga Berlini është bërë nëna më e vjetër në botë që sjell në jetë katërnjakë. Annegret Raunigk, e cila është pensioniste, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur solli në jetë 4 fëmijë përnjëherësh.

Por përtej habisë që lidhet me moshën e saj, një tjetër fakt e bën akoma më interesante historinë e saj. Annegret ka 13 fëmijë të tjerë, me pesë baballarë të ndryshëm.

Pavarësisht se lindën në gjysmën e muajit të gjashtë të shtatzënisë, katër fëmijët kanë mundur të mbijetojnë dhe kanë dalë nga spitali së bashku me nënën.

Katërnjakët janë në fakt realizimi i dëshirës së vajzës 10-vjeçare të Raunigk, e cila e kishte bindur të ëmën t’i bënte një motër ose vëlla.

Gruaja u është drejtuar mjekëve të një klinike fertiliteti në Ukrainë, pasi mjekët gjermanë refuzuan ta bënin procedurën me argumentin se trupi i 65-vjeçares mund të mos e përballonte një shtatzëni.

Mjekët ukrainas vendosën në trupin e gruas një vezë të dhuruar, e cila më pas u fekondua në mënyrë artificiale.

Burimi: blic

/komuniteti