Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Përdorimi i tepërt i lëngjeve të frutave nga fëmijët, prish dhëmbët e tyre

19.03.2012 - Nje paralajmerim vjen nga dentistet per te gjithe ata femije te cilet inkurajohen qe te pine sasi te medha te lengjeve te frutave gjate dites.

Ata jane te shqetesuar se menyra e perdorimit nga ana e prinderve per t’i dhene sa me shume lengje frutash dhe fruta femijeve te tyre mund te shkaktojne deme afatgjata te femijet.

Kathy Harley, dekane e fakultetit te dhembeve ne Kolegjin Mbreteror te Kirurgeve, paralajmeroi se gjysma e pese-vjecareve kishin shenja te prishjes se smaltit ne dhembet e tyre.

Ajo u ka bere thirrje shkollave per te ofruar qumesht ose uje per nxenesit gjate pushimeve, ne vend te lengjeve te frutave, i cili ka nje permbajtje te larte acidi.

Erozioni Dentar, i cili eshte i pakthyeshem, eshte shkaktuar nga acidi sulmues ne siperfaqen e dhembeve – dhe lengjet e frutave ne vecanti jane shume acide.

Ato permbaje nje game te vitaminave qe jane te mira per shendetin tuaj, por jane gjithashtu shpesh te larta ne sheqerna natyrore, te cilat shkaktojne prishjen e dhembeve.

Kathy Harley u ka sugjeruar prinderve t’u japin njehere ne jave lengje frutash, ose te pine jo me shume se 150 ml ne dite.

Disa studiues thone qe ata qe lengjet i pine ne menyre te ngadalshme duke i mbajtur me shume ne goje ndikojne me shpejt ne prishjen e dhembeve.

Dhe gjeja kryesore qe mjeket dentiste rekomandojne eshte qe nese marrin sasi lengjesh te teperta, femijeve duhet tu jepet shume uje per te ulur aciditetin ose te hane djathe per te neutralizuar ate, por cdo gje pa e tejkaluar./infoalbania/

/komuniteti