Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Prindërit i ngarkojnë fëmijët me aktivitete

17.06.2011 - Nga dëshira e madhe që ti drejtojnë ata, prindërit nganjëherë e teprojnë me fëmijët…

Nga palestra në orë kursi, not, vallëzim… është nje rreth i zakonshëm i aktiviteteve për shumicën e prindërve dhe vogëlushëve. Nga dëshira e madhe që ti drejtojnë ata, prindërit nganjëherë e teprojnë me fëmijët.Ata duhet të kenë kohë për relaksim, lojë, hulumtim, bisedë me prindërit, kohë për lexim. Këto aktivitete janë po aq të rëndësishme sa edhe ushqimi, pirja, higjiena, mësimi.

Koha kualitative

Çdo ditë me fëmijën duhet të bisedoni së paku gjysëm orë. Nëse as aq kohë nuk mund të ndani për dialog nga obligimet e zakonshme apo lodhja, atëherë “ndaloni tempon”.

Nëse nuk ka biseda kreative edhe imagjinata do të rrënohet tek fëmija juaj, ndërsa pasojat mund të jenë: ankthi, shqetësimi, dhe depresioni i lehtë.

Prindi nuk është vozitës

Për zhvillimin e fëmijës, më të dobishmet janë marrëdhëniet me njerëzit e tjerë dhe jo aktivitetet. Vogëlushët kanë nevojë për marrëdhënie, dhe jo për prindër vozitës.

Stresi

Aktivitetet e strukturuara dhe me shumë kërkesa mund të bëhen stresuese, ndërsa shenjat që diçka nuk është në rregull janë notat e këqija, ndryshimet në regjimin e ushqimit apo fjetjes, dhe shmangja e plotë e aktivitetit.

Zgjedhja

Fëmija duhet lërë i lirë për të zgjedhur aktivitetin për të cilin ka interesim. Shmangni detyrimin duke menduar se cili është aktiviteti më i mirë për të. Zgjedhni disa aktivitete, flisni rreth tyre dhe lëreni fëmijën le të zgjedh./bebaime/

/komuniteti