Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Prostata, si ndikon në jetën seksuale të mashkullit

Prostata mund të dëmtojë pjellorinë e mashkullit

20.12.2011 - Meshkujt qe kalojne kufirin e te 40-ve ndeshen shpesh here me problemin e prostates, nje organ i lidhur ngushte me seksualitetin.

Ndonese shfaqet ne moshen e mesme, prostata ka nje rol kryesor ne funksionimin seksual te mashkullit qe ne hapat e pare te adoleshences.

Patologjite e prostates ndikojne ne menyre te drejtperdrejte ne deshiren e mashkullit per te kryer seks, por ne te njejten kohe kushtezojne edhe nivelin e erektimit apo pamundesine e arritjes se orgazmes.

Po ashtu prostata mund te demtoje edhe pjellorine e mashkullit.

Eshte tashme e vertetuar se me shfaqjen e problemeve ne kete organ bie ndjeshem libido ose sic njihet ndryshe deshira per te kryer marredhenie seksuale.

Edhe terapite ndaj patologjive qe shfaqen ne prostate japin crregullimet e tyre ne funksionimin seksual te meshkujve, pasi organet gjenitale jane te lidhura ngushte edhe me funksionet urologjike.

Shenjat jane te dukshme sidomos ne ndryshimin e ndjesise se orgazmes apo dhe ngjyres se spermes. Kjo e fundit zevendesohet ne shume raste nga lengu spermatik qe del ne menyre te pavetedijshme, por qe ne fakt nuk ka lidhje me kenaqesine seksuale. Ndaj dhe ne nje mase te madhe seksualiteti i mashkullit varet nga ky organ, i cili shfaq problem kryesisht ne moshen e mesme dhe ate madhore./infoalbania/

/komuniteti