Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pse fëmijët kanë nevojë për rutinë?

01.03.2016 - Rutina është shumë e nevojshme për fëmijët sepse iu krijon atyre një ndjenjë sigurie dhe i ndihmon në zhvillimin e vetëdisiplinimit. Frika e fëmijëve nga e panjohura mund të fillojë që nga një perim i panjohur deri në ndryshime të mëdha në jetë. Fatkeqësisht, fëmijët përballen me ndryshime çdo ditë, gjë e cila i rrit, por edhe i streson.

Fëmijët, ashtu si dhe ne, e përballojnë më mirë ndryshimin nëse është deri diku i pritshëm dhe nëse ndodh në një konekst rutine të njohur. Një rutinë e parashikueshme iu krijon fëmijëve mundësinë për tu ndjerë të sigurt dhe për të krijuar vetëbesim në përballimin e ngjarjeve në jetë. Sa më shumë rritet aftësia e tyre, aq më shumë ndryshime mund të përballojnë ata.

Ndërsa ne i ndihmojmë fëmijët të ndjehen të sigurt dhe të përgatiten për të përballuar hapat e ardhshëm të zhvillimit, është e rëndësishme t’iu ofrojmë edhe strukturë. Struktura dhe rutina iu mësojnë fëmijëve si të kontrollojnë veten dhe ambjentin. Fëmijët që vijnë nga familje kaotike, e kanë të vështirë të adaptojnë një jetesë të organizuar dhe të paqtë kur rriten.

Struktura nuk e sheshon spontanitetin dhe kreativitetin e fëmijës, përveç rasteve kur kjo imponohet pa marrë parasysh ndjeshmërinë e fëmijës. Gjithësesi duhet pasur parasysh se dhe artistët më krijues fillojnë nga rregulat e të shkuarës dhe punojnë brenda rregullave specifike.

7 përfitimet e vendosjes së rutinave tek fëmijët:

1. Rutinat shmangin konfliktet e pushtetit sespe ju nuk jeni duke dhënë urdhra gjithë kohës.

2. Rutinat i ndihmojnë fëmijët të bashkëpunojnë sepse reduktojnë stresin dhe akthin për të gjithë.

3. Rutinat iu mësojnë fëmijëve të marrin përgjegjësi për aktivitetet e tyre.

4. Fëmijët mësojnë konceptin e pritjes për gjërat e preferuara

5. Rutinat e rregullta i ndihmojnë fëmijët të jenë të organizuar.

6. Rutinat i ndihmojnë prindërit të krijojnë kohë për momente rilidhjeje me fëmijët e tyre.

7. Oraret i ndihmojnë prindërit të jenë sistematikë në kërkesa dhe pritshmëri.

Burimi: Prindër të edukuar | Elona Çeço

/komuniteti