Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Rikthimi dëshirës për seks pas lindjes

Lindja është një përvojë e lodhshme për ju, dhe momentalisht rreth foshnjes e cila kërkon 100 % të kohës tuaj, është mëse e kuptueshme që seksi nuk iu bie ndër mend.

Sidomos nëse keni patur epiziotomi, gjenitalet janë më të dhembshme dhe vetëm prekja për ju mund të jetë jo e këndshme, ndërsa seksi një kujtim i bukur por edhe një e ardhme e largët.

Me kalimin e kohës, e ndoshta pas 6 javësh, kur të jeni shëruar plotësisht, do të mund të rifilloni sërish marrëdhënjen me partnerin tuaj. Le të jetë fillim i butë, ndoshta vetëm përkëdhelje e prekje, derisa nuk dëshironi më shumë.

Flisni me partnerin tuaj, se çfarë ju bën të ndiheni mirë, dhe çfarë jo. Ndonjëherë vetëm qëndrimi pranë TV dhe mbajtja për duarsh do të ju pëlqejë më shumë se sa seksi dhe kjo është shumë normale. Bisedoni dhe dhuroni dashuri.

Zbuloni prekje të reja dhe në atë mënyrë dalngadalë do të ju rikthehet dëshira për seks. Por gjithsesi prisni të kalojë periudha prej gjashtë javësh, në mënyrë që trupi juaj ti pranojë kërkesat pa probleme. Mundohuni të mos anashkaloni marrëdhënien tuaj shkaku i foshnjes. Ndani kohën për partnerin tuaj.

/komuniteti