Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Sa të dëmshëm janë kikirikët gjatë shtatzënësisë

Ngrenia e kikirikeve gjate shtatzenesise shton rrezikun per alergji te femija. Grate te cilat hane kikirike gjate shtatzenesise mund ta shtojne rrezikun qe femijet e tyre, me vone gjate jetes, te behen alergjike ne kikirike, thote nje studim i ri.

Kerkuesit shkencore amerikane kane analizuar te dhenat nga 503 bebe, te moshes nga 3 deri 15 muaj, qe ishin te dyshuar per alergji ndaj vezeve dhe qumeshtit, apo me ekzeme dhe teste pozitive te alergjise ndaj qumeshtit ose vezeve.

Keta faktore lidhen me nje rrezik me te madh ndaj paraqitjes se alergjise ndaj kikirikeve, por asnjera nga foshnjat pjesemarrese ne kete studim nuk u diagnostikua me alergji ne kikirike.

Analizat e gjakut treguan se 140 foshnja kishin nje ndjeshmeri te larte ndaj kikirikeve. Konsumimi i kikirikeve nga ana e nenave te tyre gjate shtatzenesise, ishte nje faktor i rendesishem i paraqitjes se ndjeshmerise se foshnjave ndaj kikirikeve./infoalbania/

/komuniteti